11.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Fatmira Limani

Eh..te ishte me kthim,

rruga qe more i shtrenjti

yne Kujtim!Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Nuk duam ta besojme,
se ti me nuk vjen.
Ti na therret, ne te kerkojme.
Rendim pas teje…
Nuk mund ta dime,
heret apo vone.
Koha eshte ne levizje,
perpara ecen, prapa nuk kthen.
Çdo sekont me ty na ofron.
Perendia fizikun ta mori,
por shpirtin e zemren tende
kurre nuk mund te na e largoj.
Ato jane me ne…..
ne zemren e shpirtin tone.
Jane malli e dashuria jone,
qe na mundesone, bashke te jetojme.
….Eh….sikur ta dishe….!
Sa te merzitur jemi.
…..Eh sikur ta dishe….!
Sa mall per ty kemi.
Me forcen magjike tenden,
qe kishe dikur ne nje tjeter kohe.
Do ta çaje token.
Do ta hapje qiellin.
I gjalle do te beheshe,
drejt nesh do te versuleshe.
Ne kraharorin tend do te na prisje.
Femite do te qene te paret,
……me te eturit per ty,
…….me te ndjeshemit per ty,
……me te dashurit e tu.
Te puthnin, te perqafonin.
Zerin te ta degjonin.
Sa here na vijne ne mendje,
te dale nga shpirti fjalet e tua:
kjo jete e lodheshme, e padrejte.
e vuajtur e dhimbeshme,
por e bukur kur ke femite.
Jane engjujt e kesaj bote,
per ta duhet jetuar,
kane nevoje per mbrojtje.
Ky ishte meraku me i madh
i yti ne kete jete, e realizove.
i rrite, i shkollove i punesove.
Me edukaten tende i formove,
te zot e jetes, veten e zotrojne.
Te gjitheve na mungon.
Te gjithe te kerkojme.
Femite akoma me shume,
besojne se nga qielli i mbron.
Zemra tona ne heshtje vuajne.
Syte tone ne heshtje qajne.
Mbetem te verbuar e te shurdher.
Nuk te shohim, zerin nuk ta degjojme.
Telashet e dites kalojme.
Koha ecen shpejtone.
Netet me ngadale agojne.
Presim me padurim.
Ne ender te te shikojme.
Si ne perralla qemoti.
Mengjesi te gjitheve na bashkon.
Kush mund te flas i pari.
Me ty naten kalova.
Si te vetme kenaqesia jone.
Zemra e shpirti yne
na digjet e pervlohet.
Nuk ka dete e oqean
ta shuaj kete vullkan.
Ne boten e endrave jetojme.
Endra jone sot je ti
deri kur perendia te na bashkoje.
Ne mendje e syte tone
je i gjalle,i bukur, i embel,
i dashur si gjithemone.
Ne zemer e shpirt te kemi,
Plage qe nuk mund te sherohet,
As sot, as neser, as gjithemone.
Vuajtje e dhimbje ne shpirtin tone.
Qetesia ne shpirtin tend mbizoterofte.
I gjalle je e do te mbetesh pergjithemone.

21/10/2021 21/4/2022 motra Fatmira(emitaf)

…..Ne pritje…..!!

Telashet e dites,nuk kane te sosur.
I marrim kohe nates,te mendojme,
te mund t’ja dalim dites….
Nate e dite,mbetemi ne pritje.
Eh..kjo jete,na qenka vetem pritje.
Ne shpirt, ne gjak, ne mish.
Ne te mire e ne te keqe!
Qofshim afer,apo larg une e t’i.
Me ty jete, dashuria e pare ishte.
Si me pahire, u sajuam ne te dy.
Shume premtime per njeri- tjetrin,
po bese kurrë, e pamundur, nuk lidhem.
Me ty bese nuk ka asnjehere.
Jemi pre e te papriturave ne çdo kohe.
Nuk ka gje ti ndaloj, qendrojme ne pritje.
Hap- mbyll sytë,me ty ndahesh pergjithemone.
Jemi te perballur e te lidhur
Me genjeshtren me te vertete.
Gezohemi, hidherohemi,lumturohemi.
ndahemi bashke, une e t’i me nuk jemi
Kemi dashur dhe duam te dy,
Te bejme me te miren,te bukuren e duhur.
Ti me dhurove veten, pa kusht,plot dashuri.
Une ganityren per t’zbukuruar.. te dy.
Eh..sa here,jemi grindur edhe share.
Kam mallkuar veten,them nuk jam per ty
Kam mallkuar ty, them nuk je per mua.
Por te ndahemi,kurrë, asnje- here nuk duam.
Nuk e di sa me beson…jeta ime!
Edhe ne gjume,per ty mendoj,te dua!
Pranvere hyne ne shpirtin tim.
Pranvere percjelle ne frymen tende.
Do te duhemi e do te durojme sa te mundemi!
Mire e keq te bashkejetojme,une e t’i.
Me kenaqesi, malle, dashuri,e dhimbje!
Heret apo vone..do te shuhemi te dy

26/4/2022. Fatmira Limani.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.