“””””
DUKEM DHE JAM!
Dukem e lumtur, shpesh e lumtur jam.
Si femija gëzohem , kur të kam pranë.
Mendoj se qiellin për vete e kam,
kur më mbulon me të ëmblat fjalë.
Dukem si dielli, kur e dashuruar jam
e të gjithë halleve ju bëj ballë.
Shkëlqej nga dashuria,që n’zemër kamë
e rrezet i shpërndajë anëmbanë.
Dukem e trishtë dhe e trishtë jam,
kur dashuria përfundon, si një e frikshme përrallë.
Besimin humb, jo më nuk kam.
Vuajtjes në zemer i them NDALË.!
Dukem e fortë, por e fortë nuk jam.
E maskoj trishtimin, që në zemër kam.
Her, herë dukem e butë,
por e butë, jo nuk jam,
se pesha e vuajtjes, qënka e rëndë.
Albina Ceka
autore Albania
23/04/2022
Itali