Ish administratori i OKB në Kosovë , Bernard Kushner më Rregulloren e UNMIK-ut 1999/24 ligjet e RF të Jugosllavisë e të Serrbisë për përiudhën 23 mars 1989-10 qershor 1999 i kishte shpallur të aplikueshme në Kosovë e duhet potencuar faktin se në atë kohë pjesë e këshillit tranzitor të Kosovës ishin LDK, PDK , AAK , LBD e PPK.
Vlen të cekët se rivaliteti i partive Shqiptare për pushtet e meritokraci në emër të lirisë se Kosovës kishte bërë që ato të shiheshin si armiq e jo si rival dhe ligjet serrbe të përiudhës diskriminuese të kalonin në heshtje .
Keshilli tranzitor bashkë më misionin civil tē OKB-së UNMIK-un konform rezolutës 1244 sipas kornizës kushtetuese të vitit 2001 kishin mision primar të përcillnin zbatimin e ligjeve në përiudhën e tranzicionit e cila mendohej të ishte tre vjeçare dhe të përgadisnin Kosovën drejt statusit final përmes kalimit të kompetencave prej UNMIK-ut tek vendorët .
Këto ligje diskriminuese që ishin aprovuar pa vullnetin e Shqiptarëve prej suprimimit të sutonomisë sonë , më çka praktikisht Shqiptarët ishin përjashtuar nga jeta publike e institucionale , kishin kaluar në heshtje ( ishin pranuar) nga klasa politike Shqiptare në Kosovë dhe shtresat biznesore ekskluzivisht për interesa të tyre, transaksione më prona serrbe e ptivatizime përmes AKM-së e vlen të cekët se kjo Rregullore i’u kishte mundësuar Shqiptarëve që ti privatizonin banesat sipas ligjit të RFJugosllavisë të vitit 1996 që i kishin në shfrytëzim të përkohshëm dhe të jemi realist ky fakt kishte bërë të heshtet e mos të kundërshtohet zbatueshmëria e ligjeve serrbe të përiudhes diskriminuese.
Klasa jonë politike deri më sot nuk ka kërkuar shfuqizimin e kësaj Rregullorje e cila ligjet e përiudhës diskriminuese i kishte bërë të zbatueshme në Kosovë sepse kishim klasë politike të papërgjegjshme e cila nuk kishte vizion për të ardhmën dhe e cila ishte e preokupuar më shumë për akomodimin e interesave të saja lidhur më privatizimin e ish pronave shoqërore, hapjën e kolegjeve fitimprurëse private dhe të financimin e mediave e të OJQ që ishin në shërbim të tyre.
Në Kosovë pas vitit 1999 ,ishte shkelur një praktikë e krijuar ndërkombëtare, sipas të cilës të gjitha vendet e dalura nga lufta punën e parë që e kishin bërë ishte shfuqizimi i ligjeve të kohës se pushtimit si ligje diskriminuese e të pazbatueshme , ndërsa në si vend sui generis edhe më këtë rast vepruam ndryshe.
Si mund ti respektojmë në më meritorët që e u flijuan për lirinë tonë , kur në i zbatojmë më përpikmëri ligjet e Serrbisë se përiudhës diskriminuese e madje asnjherë nuk kemi bërë përpjekje zyrtare për shfuqizimin e tyre.
Falë kesaj Rregullorje e kemi Aktgjykimin e Kushtetueses për pronat e manastirit të Deqanit dhe ndërtimin e kishës serrbe në oborrin e Univerzitetit të Prishtinës.
Nëve po na del vonë gjumi e po reagojmë vetëm sa për të thënë diçka.
Kështu nuk shkohet përpara sepse ligjet sjellin pasoja nëse më kohë nuk mendohet për zbatimin e tyre.
I shohë ca analistë nepër studio televizive më diploma të kolegjeve private e grada sipas rroktarizmit partiak e jo meritokracisë që flasin kuturu e fare nuk e kuptojnë kompleksitetin e problemëve e as pasojat e moszbatueshmërisë se vendimëve që derivojnë falë ligjeve të zbatueshme qofshin edhe ato të përiudhës diskriminuese e që po na dêmtojnë tej mase sot.
Në vëndet normale kur aprovohen ligjet mendohet për zbatueshmërinë , impaktin e koston e tyre më kohë e jo si tek në që i mbyllim sytë e vetëm kur ballafaqohemi më pasojat e zbatimit të tyre zgjohemi nga letargjia.
Prishtinë:
27 maj 2022
“”””””””””””””
Pata ndërin të takohem më Liderin e Pazarit të ri e Sangjakut, themeluesin e SDA ,Sylejman Uglanin sot në një tubim përkujtimor ,i cili e pranoi publikisht prejardhjën e tij Shqiptare ,faktin se popullata e Sangjakut ishte më shumicë rrethë 60% Shqiptare para vitit 1945 dhe se Sangjaku që sot i takon Serrbisë e Malit të zi ishte pjesë integrale e Vilajetit të Kosovës nga viti 1864 dhe i ishte bashkangjitur Serrbisë nga komunistët pa vullnetin e Boshnjakëve e Shqiptarëve të Sangjakut në vitin 1945.
Uglanin më brengosje të thellë i’u referua asimilimit të Shqiptarëve në Sangjak,si dhe nuk e harroi faktin notor se popullata në Pazarin e ri më rrethinë ishte shpetuar nga masakrimi i Çetnikëve të Drazha Mihajloviqit e pastaj Çetnikëve të konvertuar në partizanë , vetëm falë mbrojtës se tyre nga ana e Shqiptarëve të Kosovës në vitet 1944-1945 nën udhëheqjën e Shaban Polluzhës e Aqif Blytës ,dhe se për mbrojtjën e Pazarit të ri( Novi Pazarit) kishin rënë heroikisht 144 vullnetar nga Kosova.