KUVENDI ZGJEDHOR I ORG.VETERANËVE TË LANÇ TË KOSOVËS – LEKË FADIL HOXHA ZGJIDHET KRYETAR..
Më 27 maj 2022 u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Organizatës të Veteranëve të LANÇ të Kosovës.
Si në raportin analitik të mbajtur nga kryetari i kësaj organizate Z.Zija Mulhaxha, ashtu edhe në diskutimet e zotërinjve Bashkim Hisari, Burhan Kavaja, Afrim Deva, etj, u evidentuan arritjet e kësaj organizate dhe u përcaktuan detyra konkrete për të ardhmen.
Në këtë Kuvend që u moderua mjeshtërisht nga Av.Drita Rexhepi, sekretare e Org Veteranëve të LANÇ të Kosovës, mori pjesë dhe një delegacion i OBVL i përbërë nga nënkryetari Muharrem Gjoka, Sekretari i Përgjithshëm Halil Rama dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Organizatat homologe Sakip Cami.
Në emër të Kryesisë së OBVL delegatët e Kuvendit i
përshëndeti Z.Halil Rama.
Në fund Kuvendi zgjodhi Z.Lek Hoxha kryetar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të
Kosovës si dhe kryesinë e kësaj organizate për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.