15.5 C
Tiranë
E mërkurë, 25 Mars 2026

Mirela Sarolli Ropi

KUKULL DHIMBJESH

Padashur ,zhndërohesh kukull

Me elementë ,që përplas jeta

Me gojën dhe sytë mbyllur

Vetgjykohesh përbrenda

Çarçaf dhimbjesh,flasin plagë
Burgosur mban kjo ndërgjegjje
Me shkrumbit me duf zjarresh
Shpirtin e kam plot djegie
Degdisëm, dherit të zi
Ku fole ,sbëjnë as zogjtë
Më ler liqenit të dremit
Perëndi ,shpall ti fajtor !
Nën rrënoja,gjendet shpirti
Ku po pret këtë vendim
Kohë s’duhet për tu menduar
Mos më ler të vdes në emigrim !

Athine 26.7.2018 Mirela Ropi

“”””””””””””””””””””””””

NUK TË THËRAS MË
Nuk të thëras më
Dhe nuk pyes më për ty,
Nëse i lutesh edhe Zotit
Dhe po nuk çeli mëngjesi
Do vazhdoj të jetoj këtu
Nuk të thëras më jo
Sa herë tu luta
Të ndiqja nga mbrapa
Më rënove botën, mijra herë
Para këmbëve të mia.
U lëndova
O Kohë e marë hua
Mos ma nxir mua inatin,
Me zhgënjimin e jetës tënde.
Kam kohë që eci në rrrugë të ngushtë
Me shkëmbinj,thepisur
Nisa të mbrohem
Por, me zemër grisur
Nëse mar frymë
Vjen era e barit të njomë
Është e pa mundur, të kapësh kohën,
Eh,kujtimet e mira,të këqija mbeten pjesa e saj !

Korçë 14 Korrik 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.