Shkruar nga Rrok Neli
Kam 30 vjet qe e ndigjoj dhe lexoj në shkrime të ndryshme. Ata që dijnë se ç’janë dosjet e sigurimit nuk flasin dhe nuk prononcohen. Ndersa ata qe nuk injohin proçedurat, llojet e dosjeve, ruajtjen dhe ndjekjen e tyre persërisin refrenin “ hapni dosjet”.
Unë kam kenë dhe jam i mendimit qe dosjet( nëse ekzistojnë ma si dosje)nuk duhet të hapen për te gjithë sepse do te krijohet një konflikt social. Kjo sepse brenda një subjekti në ndjekje ka persona brenda familjes edhe bashkëpuntor edhe në ndjekje nga sigurimi, e njëkohsisht ti tillë janë sidomos në rrethin e ngushtë shoqeror.
Dosjet duhet të verifikohen për te gjithë ata përsona qe duan të jenë përfaqesues të popullit, nga Kryetari i Bashkise, deputet, ministra e zv. Ministra, punonjës në Kryeministri, Presidencë, Anetare të Organeve të Larta të Drejtesise e Gjykates Kushtetuese e përfaqesues e Shqipërise në Shtetet me Ambasada. Ketyre përsonave duhet tju bahet publike dosja pa i zgjedhur në këto Organe.
Ka shumë vite qe luhet me dosjet, ka ardhe koha ti jepet fund një here e mire kesaj loje por të mos kete asnjë kufizim për te gjithë keta persona me ligje te veçanta për mos ju a ba publikë veprimtarinë e tyre në sherbim të Sigurimit famëkeq të shtetit.