Duke pare ne rrjetet sociale me terhoqi vemendjen kjo zonje,krijimet dhe shkrimet e saja ishin mjafte interesante. Gjin Musa,gazetar dhe botues..
Elmira Rama, ka lindur në fshatin Frashër të qarkut Fier, ku ka marrë mësimet e para dhe ka kryer shkollën e mesme. Në Universitetin e Gjirokastrës ka marrë titullin mësuese e Kimi- Biologjisë. Gjatë emigrimit në shtetin Italian ka kryer studimet në Institutin Profesional për Shërbime Sociale në Frosinone dhe më pas studimet universitare në UNICAM , ku ka marre titullin Biologe nutricioniste.
Për motive ekonomike është tërhequr nga studimet e doktoraturës në Universtitetin Politeknik të Ankonës, por që pas kthimit në Shqipëri dhe një pune disa vjeçare realizoi studimin me temë “Të ushqyerit në jetën e Myzeqesë”.
Elmira është gjithashtu autore e botimeve “Diabeti si faktorë rreziku në sëmundjet kardiovaskolare” , studim në repartin e Diabetologjsië të qendrës spitalore në San Benedetto del Tronto dhe “ Gjurmë që flasin”, studim pranë klasave speciale të Qendrës Sociale “Horizont” , Fier.
Studime të tjera janë prezantuar në:
-
konferencën e dytë Internacionale (ICPHSP) Universiteti i shëndetit publik , Vlorë,
me prezantim poster : “Diabetes as a risk factor in cardiovascular diseases” .
-
konferencën e XVI Evropiane e Shkencës Sociale dhe të Sjelljes., Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, me prezantim verbal dhe botim i studimit: “Proçesi i gjithëpërfshirjes në arsim dhe fëmijët me kufizime të rënda”.
-
konferencën shkencore “Arsimi cilësor sot dhe nesër”, Qendra Shqip, Tiranë, me prezantim verbal dhe botim i punimit : “Matura shtetërore në kushtet e pandemisë : faktorët që ndihmuan për një ndryshim cilësor”.

-
konferencën “Lidershipi dhe menaxhimi në Arsim”, “Universiteti “Fan S.Noli” dhe Shkolla e Drejtorëve” në Korçë, me prezantim verbal: “Udhëheqja bashkëkohore, kërkesë bazë për cilësinë e Arsimit Parauniversitar” .