
Gjatë këtij aktiviteti që u zhvilllua më 16 Dhjetor 2022, u shpërndanë certifikata për rreth 45 fëmijë të shoqëruar me nga një dhuratë në formë monetare (zarfe), si dhe u realizua një koncert me këngë e valle të ndryshme të shoqëruar nga këngëtari i mirënjohur Arben Sinoni. Si gjithmonë në këtë aktivitet na nderoi me prezencën e saj, znj. Mangarita Xhepa “Nderi i Kombit” e cila bëri një përshëndetje duke falenderuar znj. Bujana Malaj për kët akt me karakter human në prag të festave të fundvitit, si dhe përgëzoi të gjitha nënat për mundimin dhe sakrificën që bëjnë në shërbim të kësaj kategorie në nevojë. Në aktivitet morën pjesë dhe përshëndetën edhe personalitete të tjera si znj. Kozeta Zavalani, z. Halil Rama, z. Muharrem Gjoka etj. Gjithashtu në këtë aktivitet me karakter humanitar zonjës Bujana Malajt iu dha një “Certifikatë Falenderimi” nga Shoqata Artistike “Jehona Shqiptare” me motivacionin:

Së katërti për institucionet publike dhe jopublike që t’u kushtojnë më shumë vëmendje këtyre shtresave, sepse pëveç anës njerëzore këtë akt e kanë edhe si detyrim ligjor si për punësimin e strehimin ashtu edhe për mirushqyrjen e tyre. Së fundmi, apeli shkon për mbarë shoqërinë, që së bashku të kontribuojmë në forma, rrugë e mënyra të ndryshme që t’ua letësojmë sadopak dhimbjen të gjitha kategorive në nevojë si dhe me të gjitha format e rrugët e mundshme t’i bëjmë që të ndihen mirë, t,’u kthejmë buzëqeshjen, me qëllim që ata ta kuptojnë se i duam e që janë pjesë e jona, pjesë e gjithë shoqërisë. Me shumë mirënjohje, nga Ferit Hoxha!