17.5 C
Tiranë
E premte, 18 Prill 2025

Ferit Hoxha!

HUMANIZMI FILLON NGA SHPIRTI E ZNJ. BUJANA MALAJ , NJERA PREJ TYRE! Nga Ferit Hoxha “Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Une sot ju dhashë pak, por ju më dhatë shumë, sepse më lumturuat aq sa dhe ju e ndoshta më shumë”! Këto ishin të paktat fjalë që buruan nga shpirti i poetes shqiptare Bujana Malaj me banim në Londër, gjatë shpërndarjes së disa dhuratave për fëmijët me aftësi të kufizuar. Ishin të shumta falenderimet si nga prindërit, ashtu edhe nga vetë fëmijët që përjetuan disa çaste të lumtura në ambientet e “Studjos së jashtme” të Jeonës Shqiptare me Kryetare znj. Zamira Korançe dhe Presidente Nderi znj. Margarita Xhepa “Nderi Kombit” Gjej rastin të theksoj, se Jehona Shqiptare ka kohë që ka hapur dyert e veta për fëmijët me aftësi të kufizuar të cilët argëtohen me orë të tëra nën kujdesin e punonjëseve sociale Fiorela dhe Fiorida Kofsha.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Gjatë këtij aktiviteti që u zhvilllua më 16 Dhjetor 2022, u shpërndanë certifikata për rreth 45 fëmijë të shoqëruar me nga një dhuratë në formë monetare (zarfe), si dhe u realizua një koncert me këngë e valle të ndryshme të shoqëruar nga këngëtari i mirënjohur Arben Sinoni. Si gjithmonë në këtë aktivitet na nderoi me prezencën e saj, znj. Mangarita Xhepa “Nderi i Kombit” e cila bëri një përshëndetje duke falenderuar znj. Bujana Malaj për kët akt me karakter human në prag të festave të fundvitit, si dhe përgëzoi të gjitha nënat për mundimin dhe sakrificën që bëjnë në shërbim të kësaj kategorie në nevojë. Në aktivitet morën pjesë dhe përshëndetën edhe personalitete të tjera si znj. Kozeta Zavalani, z. Halil Rama, z. Muharrem Gjoka etj. Gjithashtu në këtë aktivitet me karakter humanitar zonjës Bujana Malajt iu dha një “Certifikatë Falenderimi” nga Shoqata Artistike “Jehona Shqiptare” me motivacionin:Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Për kontributin e dhënë në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar”. Gjithashtu në emër të Shoqatës “Jehona Shqiptare” dhe të Degës së “Jehonës Shqiptare” Dega Londër të kryesuar nga poetja Bujana Malaj, patëm nderin të marrim “Çertifikata falenderimi”, une Ferit Hoxha dhe z. Arben Sinani, me motivacionin:”Për kontributin e dhënë në mbështetje të aktiviteteve me karakter social dhe human të oraganizuara nga Jehona Shqiptare”. Sigurisht që u ndiem të nderuar për këtë vlerësim, që përveç vlerave të tjera, këto certifikata na jepen me miratimin dhe prezencën e ikonës të kinematografisë shqiptare znj. Margarita Xhepa, “Nderi i Kombit”, e cila për hir të së vërtetës edhe pse në një moshë relativisht të thyer, vazhdon të japë një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e talenteve të reja të artit dhe të kulturës në përgjithësi. Ky akt human në gjuhën fetare quhet “sadaka”, madje rekomandohet që kur jepet me dorën e djathtë, nuk duhet ta shikojë as e majta dhe anasjelltas. Po, po. Ka domethënie të madhe kjo…. Por krahas kësaj, unë vendosa ta publikoj këtë kontribut me karakter humanitar të znj Bujana për disa arsye: Së pari, për ta falenderuar publikisht jo vetëm për këtë kontribut me karakter humanitar, por më shumë që zgjodhi këtë kategori të veçantë.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Është pikërisht kjo kategori që sot ka më shumë nevojë jo vetëm thjesht për ndihmë, por më shumë për t’u dhënë një përkrahje si mesazh, se ata nuk janë vetëm e janë si ne, pavarsisht aftësive kufizuese. Së dyti, si një apel për mbarë shoqërinë dhe në mënyrë të veçantë biznesmenëve, që të kontribuojnë për këtë kategori edhe pse nuk kanë shumë hapësira për t’u bërë reklama bizneseve të tyre. Së treti, një apel për intelektualët, që të gjejnë mundësi dhe hapësira të ndyshme për të kontribuar për personat me aftësi të kufizuar dhe shtresat e tjera në nevojë.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Së katërti për institucionet publike dhe jopublike që t’u kushtojnë më shumë vëmendje këtyre shtresave, sepse pëveç anës njerëzore këtë akt e kanë edhe si detyrim ligjor si për punësimin e strehimin ashtu edhe për mirushqyrjen e tyre. Së fundmi, apeli shkon për mbarë shoqërinë, që së bashku të kontribuojmë në forma, rrugë e mënyra të ndryshme që t’ua letësojmë sadopak dhimbjen të gjitha kategorive në nevojë si dhe me të gjitha format e rrugët e mundshme t’i bëjmë që të ndihen mirë, t,’u kthejmë buzëqeshjen, me qëllim që ata ta kuptojnë se i duam e që janë pjesë e jona, pjesë e gjithë shoqërisë. Me shumë mirënjohje, nga Ferit Hoxha!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.