26.5 C
Tiranë
E dielë, 31 Maj 2026

Poezi :Nga Godo Mehmetaj

Dilë moj vajzë në dritare
dilë se mi more mëntë
nga dita që të kam parë
edhe zëmra po më dhëmb
Me ty jam i dashuruar
sa dhe natën s,më zë gumi
pa’ u zbardhur dita mirë
të shikoje kur vadit lulet
Dilë moj vajzë se me sëmure
cdo ditë bëhesh më e bukur
aty nëpër vazo lule
krahët hapur si një flutur
I thua hënës të dali
buzë kuqe shtatë gjatë
në ëndërr të shoh për natë
pëse më ke marre inat
Nga Godo Mehmetaj,
“”””””””””””””””””””””””””

LABËRI MU LODHËN SYTË
E NDJEJ VETEN BIRI YTË
Krahinat e Labëris
derte halle i bënë këgë
traditë që nuk humbi kurrë
mbeti si malet në këmbë
Ref Ladëri mu lodhën sytë
e ndjej veten biri ytë!
Në cdo sofër bucet kënga
vargjet si dallgët e detit
trashëguar djalë pas djali
sahat kurdisir në shekuj
Shumë herë të kanë besuar
Ke vënë vulë në cdo kuvënd
emrin në gurë ta kanë shkruar
se ngrite peshën e rëndë
Labëri mu lodhën sytë
kam një lëmsh sikur më mbut
hapi krahët dhe më prit
e ndjej veten biri ytë
Nga Godo Mehmetaj,
“”””””””””””””””””””””””

TË PRITA O BIR!
Të prita o bir
të vije për krishlindje,
shtrova tavolinën,
shtëpia ska hije.
Gëzova o bir,
dhe e mbusha plot,
shkova vite pritje,
Nëna s, durn dot.
Më ra telefoni,
më erdhi urimi ,
më shkoi kot mundimi,
më le brengë trishtimi.
Bir më premtove,
po’ nuk erdhe dot,
Nëna do mbaj mëndjen,
në qofsha deri mot!
Nga Godo Mehmetaj,
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.