8.5 C
Tiranë
E mërkurë, 4 Mars 2026

Igball Brava Krivanjeva

Mund të jetë një imazh i 1 person
MESAZHI IM
Unë gjithëherë do të vazhdoj të shkruaj…
Me mesazhe të rëndësishme për t’ju uruar.
Shëndet,lumturi, paqe, respekt dhe qetësi!
Duke ju deshiruar më shumë mirësi…
Pse mos me dhënë fjalë mirësie…?
Miliona njerëz të vdekur e të plagosur!
Të traumatizuar prej kësaj Pandemie.
Pa harruar shum fëmijë e gra tē dhunuara!
Shpirtrat tanë u gëzofshin në këtë fundvit.
Ku në një formë të kërkimit shpirtëror…
Të gjithë të japim duart,t’mëdhenj e t’vegjël.
Të varfër dhe të pasur,se Ne jemi njerzor !
Ju uroj festat e fundëvitit më ngrohtësi
Le të mendojmë për nevojtarët!
Pavarësisht feve dhe ngjyrës…..
Të kemi respekt e të’japim shumë fisnikëri.
@ Gani Orana- /29/Dhjetor/2022.
“””””””””””””””””””””””””””””””””””

Po vjen 2023…
Iku dhe një vit
Shpejt dhe pa kuptuar,
Po na lë numrin e tij…
2022…
Çfarë kronologjie pati ky vit ?
A pati kronologji lumturie ?
U rritën një vit
më shumë të gjitha qeniet,
vogëlushët e ndjejnë
më shumë rritjen
arritën pjekuri më të madhe
të rinjtë dhe të rejat,
me njëri- tjetrin u lidhën,
në platformë dashurie …,
u konsoliduan
më shumë familjet..
Të vjetri hoqën
dhe një vit nga jeta e tyre…
Por, ky vit ishte vit i krizave ,
Vit i ashpërsimit të luftës ,
Vit i eliminimit njerëzor,
Ku armatimi modern
eleminoi qeniet
Viti, ku uli ritmin disi covidi…
Viti, ku kontradiktat
të marrin frymën,
Ku u rrit steka e çmimeve…
O njerëz, dhe ky vit
do të mbahet mend,
Si gjithë të tjerët…
Ai po ikën…
Po afrohet një vit tjetër,
Ndoshta, do të jetë më mirë,
ndoshta…
I lartë është besimi…
Gjithmonë,
kur vjen një vit ne urojmë:
“Gëzuar”!
Po vjen , ai duket i lumturuar..
Ndoshta, ky do të jetë
viti ynë i blerimit…
Ndaj nga gjoksi im poetik
shpërthen kulmi i urimit..
“Eja 2023…
Eja të presim,
si dimë të presim…
Qielli po mbushet
pa ardhur ti me fishekëzarre,
Me ” suferinë” dritash…”
28. 12. 2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.