9.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Nëntor 2024

FANTAZMA RADOJÇIQ NE PARLAMENTIN E KOSOVËS…

Nga: Binak MAXHARRAJ

Këtë shkrim dua të nisë me një thënjë brilante të te Madhit At Gjergj Fishta, i cili në Parlamentin e Shqiperisë ne vitin 1923 pat deklaru se:

“Deputetët duhet të jenë burra e gra të ndershëm, njerëz më virtyte të larta njerëzore, njerëz te beses e te fjalës. Për deputet duhet zgjedhur me të diturit, më te shkolluarit, të mençurit, më të kulturuarit dhe më te edukuarit. Në Parlament nuk zenë vend njërezit e pamoralshëm, njerëzit pisa, rrugaçë, sallahana, intrigasha, spiuj, njerëz të sigurimeve të mshefta, pra, nuk duhet të zënë vend njerëz antikombëtarë”

Pra, populli, votuesi për deputet duhet zgjedhë më te mirët, me te diturit, me te shkolluarit me te edukuarit.

Kjo është bukuria e se mires më qenë deputet, me qenë i besëe, i respektueshëm i cili e çon amanetin e popullit në vend.

Por si, cili është deputeti i Kosovës?!

Në Parlamentin e Kosovës në të gjitha ligjeslaturat ka pas dhe ka njerëz te ditur, të urtë por një pjesë e madhe janë militant të partive qe as emrin e tyre s’din mire me e shkru janë njerezë te pashkolluar dhe shumë te paedukuar, grindaveca, hajna, ku më shumë ndegjohën sharje, fyertje të njeri tjetrit,sespe secili mundohet me qenë më azgan, me bajraktar se sa tjetri qe ne të vërtëtë nuk janë askushi, ata me shumë piskasin se sa flasin.janë rebelues te vertet nuk njohin etikë as rregullore, hyjnë dhe dalin ne salle kur të ju don qejfi, i zbatojnë vetem urdhlrat e liderve te tyre partiak.

Në Parlamentin e Kosovës ka shumë inate dhe aspak mirësi, shtyrje brylash për interesa partiak e më pak asosh për interesa shteterore dhe kombetare.

Në Paralementin e Kosovës nuk janë raste te rralla kur deputeti edhe kontrabandohet, bëhet mall i cili shitet dhe plehet në tregun e partive politike e jo pse ky ose ai deputet paska cilesi me te mira,por thjeshtë e konsiderojn deputetin si një mall, si një numër.

Deputetet e Parlamentit të Kosovës shumë here nuk janë ne funksion te mbrojtjës së shtetit e as te kombit, nuk janë në mbrojtje të kufijve, te sovranitetit dhe integritetit te vendit por shkojnë kolektivisht në tradheti kombëtare.Këtë me se miri e tregon kur ata e votuan humbjen e Çakorit në vitin 2017 duke ia falë Malit të Zi mbi 8000 hektar tokë Kosove, me ç’rast e bën tradhetin më te turpshëm në historin parlamentare të Kosovës, ata lejuan diskutime te mshefta me armiqet tanë për ndarjën e Kosovës, etj. dhe vetem fal Amerikës, zonjes Merkel e zoti Kosova shpetoi pa u nda anipse harteave te Kosovës veç iu ishin ngul thikat.

Ky është deputeti i jonë më shumë mjeran, halabak, grindavec, i pa dinjitetshëm, njerez qe se respektojnë as votën e popullit.

Fantazma Radojçiq ne Parlamentin e Kosovës

Këta janë deputetet qe dje e shumë here tjera qe i bënë verdallë

krimineli,profashisti Milorad Radojçiq,i qesh e i përqesh,luan me ta si maca me miun,sepse vetë deputetet e padinjitetshëm ia prune punën kësisisoj qe ne vend qe te merren më ndjekjen e tij penale për rastin Banjskë ata e lejojnë qe ti preqesh. Deputetet ne Parlamentin e Kosovës ne vend qe te merren me punet e tyre parlamentare qe i kanë llugë ata zunë te merren me shpifjet dhe intrigat e kriminelit profashist Milorad Radojqiq.

Kjo do te thotë se Radojçiqi e vuri verdallë Parlamentin e Kosovës, i futi ne shpifje e përqeshje,ne sharje e dinigrim. Po janë këta tanët qe për tri dekada e lejuan bash kriminelin Radojqit te sillet verdal ne veri sikur te ishte i veti, sillej atje vallja e krimit te organizuar, korrupcionit i lidhur edhe me shqiptar. Per tri dekada sikur “veriu ishte serbi sepse Serbia jetonte aty se bashk edhe me Car Lazarin ne sheshin kryesor te Mitro vices se veriur. Në veri pra, para tri dekadave u përzi çdo gje dhe gjithëçka serbe e asgje shqiptare, bile shqiptaret as qe guxonin te këtheheshin ne shtepit e tyre ne veri, me këngë e valle serbe,me mbishkrime serbe dhe asgje qe i vinte era shqiptare bile shqiptaret as qe guxonin te këtheheshin ne shtepit e tyre në veri. Ky ishte veriu ne te cilin kaluronin kalorrsit e Vuçiqit pa u penguar fare nga askush.

Por,pra pse është aq e çuditeshme kur sot veriun e çliroi te terin qeveria e Kosovës kur nga atje u zhdukeën strukturat paralele serbe, postat serbe, dinari serb, për çka u idhuan pak edhe nderkombetarët por edhe opozita nuk ishte e kënaqur, ishte ziliqare kur qeveria e Kosovsë me Alnin Kurtin ia arrijti ta çliroi veriu nga okupimi ser i pasluftes, sa për nderkombetarët e opozitën tone te jerë sot do ti kishim kriminelet dhe bandat e tyre kamkryq ne veriun e Kosovës,por sot veriu është i joni,anipse dejure ishte, por jo edhe de facto.

Po si është e mundur qe fantazma Radojçiq sot te sillet pa u dukur dhe te jetë i pranishëm edhe ne Kosovë sidomës është fuqishëm kjo fantazmë ne Parlamentin e Kosovës, i cili e beri e gurbullo dhe turpshem e bëri rrotull.

Dje si gjithë here ishin quar pesh shprtrat e deputeteve mjeran nga te gjitha partit veç se nuk u kapen fyt për fyt mes vedi për intrigat e Radojçiqit duke bërtitë me njeri tjetrin se ti ke folë me te, se ti je takuar me te sespe ai është ne listen e zezë te SHBA, është terrorist qe e beri sulmin ne Banskë, është i korruptuar dhe kontrabandist sui generis.

U benë cop e grim deputetet tanë te shkretë për kriminelin Radojçiq se paska biseduar me te Mimoza Kursari Lila ne cilesin e kryetares se grupit parlamentar të LVV. Bisedat e tilla derisa nuk vertetohën por spekulohën, bile edhe montohen nuk janë te vlershme pa ndonjë vleresim te organeve përkatese me një anlizë se a janë ato spekulime, montime etj. Unë nuk e mbrojë e as e përkrahi Kursani-Lilen, anipse bisedat mund te jetë te lira e te domosdoshme midis shefave te grupeve parlamentarve, e çdo gje tjeter përtej duhet te vertetohet, vleresohet e me pastaj te diskutohet. Unë nuk besoi se ne bisedën e saj me Radojçiqin ajo ka shti ”mish dhije” ne dame të Kosovës.

U quan dje ne Parlamentin e Kosoves se bishat e malit deputetet nga partite opozitare sekur donin ta hanin pa pjekë Mimozën-Kursani Lilen. Si duket këta te opozites i ka kapë vapa zjermia e tëpërtë e zgjedhjeve te 9 shkurtit 2025 duke e dijtë se sigurtë nuk mund te fitojnë vendin e parë por edhe sikur te bëhej kijamti, sespe populli e din forte mire se kush janë këta te opozites te cilet s’kanë lënë gje pa bërë duke e vjedhë dhe plaçkitë këtë popull dhe duke tentuar edhe ta ndajn Kosovën me armikun ton shekullor, deri sa ai me 14 shkurt 2021 i gjuajti si stervinat ne opozitë nga e cila edhe për shumë vite nuk mund te këthehen.

Por pse kjo zhurmë kaq e ulët e opizitës ndaj pozitës, kjo nuk është e rastit por e qellimshme,është dinigruese e nisur qe nga dita e parë e ardhjes se kësaj qeveri ne pushtet teresishte e pakorruotuar por qe e lufton korrupcionin, merita e se ciles u korurozu me “çlirimin” e veriut nga kriminelet dhe bandat kriminele te Vuçiqit ne krye me Radojçiqin. Duhet me ua përkujtu se egzistonte një kohë ne kohë kur te gjithë lideret e Kosoves qe nga presidenti, kryeministri e më poshtë mezi priteshin ne radhë për me u takuan me kriminelin Radojqit çfarë edhe kishte ndoshë sespe shumë syresh nuk qanin kokën për veriun por me bisneset e tyre me kriminelet e bandave te Radojçiqi te sanksionuar nga SHBA, BE etj. Ateherë askush nuk e qante kokën se spe liderët tanë po takoheshin me dhe benin bisnese me kriminelin Radojçiq sespe ai ishte i korruptuar dhe ne lsten e zezë te SHBA, por dihet se në listen e zezë te Amerikës janë edhe mbi 10 shqiptarë, bile disa prej tyre i sheh duke dhanë ”nasihat” nëpër portale TV te korruptura.

Por nuk duhet me ua zënë për te madhe kesaj opozita e cila spo mund te del nga humnera ne te cilën e ka gjujat populli e te cilën nuk do ta nxjerrë as me 9 shkurtë 2025. Nuk merret pushteti me sharje e piskama,denigrime nder nga me te ndryshmet. Ne pushtet zor se mund te këthehën ata qe e vodhe dhe e plaçkitën kët popull për dekada me radhë duke e detyruar popullin qe te ikë nga vendi. Popullit i duhen lider jo hajna, jo palqekites, jo asish qe e vejnë shtetin ne peshojë dhe pazare me armikun, por asish siç janë tani qe nuk e kanë si pasurim vehtën por mbrojtjën e sovranitetit te shtetit.

Pra,është e rrugs qe deputetet e Parlamentit te Kosovës të ecin rrugës nëpër te cilën e ka nisë populli, duke i sherbyer atij, duke qenë te diciplinueshëm e most ë ikun ”si hajnat” nga seancat e parlamentit me qellim qe parlamenti të mos funksionoj e le ti lënë broçkullat e Radojçiqit te cilat janë te qellimshme për ti ç’oriejentuar edhe me tëpër deputetet tanë te cilet nuk kanë mend e as dije te mjaftueshme për te kryer me nder funksionin e tyre, por ne vend te fjalimeve te menqura, hartimin e programeve zhvillimore merren ne parlament më fjalor rrugaqerie.

admin
adminhttp://dritare.org
Dritare.Info, Admin
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.