22.5 C
Tiranë
E mërkurë, 25 Qershor 2025

Perse shteti I’m nuk I respekton Rezolutat e Asamblese se KB

Qe nga viti 2011 e deritani kam sherbyer ne dobi te Shoqatave “BPPSH” dhe “BPVPSH” ne detyren e sekretarit te pergjithshem dhe kryetarit. Ne synimet tona prioritare kane qene edhe dy dite te shenuara: ” 15 qershori, Dita Boterore e Ndjeshmerise se Abuzimit ndaj te Moshuarve” dhe 1tetori, Dita Nderkombetare e te Moshuarve. Per te dyja Asamblea e Kombeve te Bashkuara ka hartuar rezolutat 66/127 dhe 45/106. Keto rezoluta u kerkojne kryetareve te shteteve t’i perkujtojne dhe te reflektojne ndaj kujdesit te moshuarve. Shumica e shteteve duke filluar me SHBA , Japoni, Kroaci etj i kujtojne dhe I zbatojne keto rezoluta, mandej i kane pasqyruar edhe ne strategjite e tyre te zhvillimit. Ndryshe ndodh tek ne, ne Shqiperi. Per diten e Ndjeshmerise se Abuzimit ndaj te Moshuarve nje heshtje totale. Mandej edhe Ministria e Shendetesise e Mbrojtjes Sociale bashke me Kujdesin Social te Shqiperise nuk kane thene qofte edhe nje fjale per keto dite te shenuara. Ndonese 1 tetori behet sikur kujtohet e kremtohet, per 15 qershorin asgje. Pse ky qendrim? Mos Valle Asamblea e Kombeve te Bashkuara gabon qe analizon dhe prej vitesh i ka shpallur si dite te vecanta qe duhen vleresuar, kujtuar e nderuar. Besoj se jo. Perkundrazi rekomandimet e saj jane dritedhenese per cdo kryetar shteti dhe qeveri. Te moshuarit jane asset kombetar. Pervoja e tyre eshte me vlera te pallogaritshme. Ato perbejne 20% te popullsise shqiptare dhe trendi eshte vazhdimisht ne rritje. Pritet qe ne vitin 2950 rreth 80 % e te moshuarve jetojne ne vendet me pak te zhvilluara te botes. Ky kontigjent njerezish meriton kujdes dhe trajtim te mireorganizuar e jo spontan. Rezolutat e Asamblese se Kombeve te Bashkuara fokusohen ne ceshtje te mprehta qe prekin kete kategori moshore. Prandaj duhen ripar, ristudiuar dhe mbi bazen e tyre duhen planifikuar masa per zbatimin e tyre. Natyrisht, Ministria e Shendetesise qe mer direct nen directivat dhe udhezimet e OBSH, qe eshte autoriteti drejtues dhe kordinues I OKB-se qe lidhen me shendetin duhet te bete ushqyesja e qeverise per tu dhene vendin qe u takojne ketyre diteve te shenuara. Ajo eshte gjithmone acktive ne promovimin dhe ndergjegjesimin e publikut ne keto dite. Po Ministria e Shendetesise dhe kujdesit Social e shtetit tim ku eshte? Pse hesht? Edhe kur i kujtojme me ndonje mini-projekt nuk kujtohet te ktheje edhe pergjigje e jo me te marri masa per promovim e ndergjegjesim te publikut. Mendoj, se nuk eshte mungesa e buxhetit, por menyra e konceptimit dhe mungesa e intresimit dhe predispozicionit ajo qe pengon. Ketu kujtohen e kremtohen lloj-lloj festash, duke filluar nga ata Pagani. Pale ata zyrtare. Indiferentizmi Arrin deri atje saqe edhe Presidenti i Republikes pershendet per dite Nevruzi…e harron te pershendesi 750 mije veta per 1 tetorin, Festen Nderkometare te te Moshuarve. Ose shpesh here mjaftohen me ndonje vizite ne ndonje Shtepi Pleqesh dhe me kaq e quajn te mbyllur kremtimin e 1 Tetorit, Sesa per 15 qershorin nuk e zene as me goje. Edhe Bashkia Tirane qe eshte bashkia me e madhe e vendit, organizon lloj-lloj veprimtarishe dhe nuk kujtohet te organizoje javen e te moshuarve ne prag te 1 Tetorit. Nuk ka organizuar nje takim, nje shfaqje artistike apo konkurs per keto dite. Pra Ministria e Shendetesise dhe e Kujdesit Social duhet te behet promotori I organizimit te ketyre diteve te te moshuarve dhe te ndergjegjesimit te gjithe shoqerise shqiptare, pastaj Qeveria. Ato duhet te vene ne levizje gjithe bashkite e vendit. Vetem keshtu te moshuarit do te ndjehen me mire e me te vleresuar. Lutemi te ndodhi keshtu!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.