Artisti i mirënjohur i folklorit

Gjon Frroku & “Qytetar Nderi” i Lezhës dhe Klinës, ishte prezent ditën kur B. Tropojë shpalli “Qytetar Nderi” Gjeneralin Dedë Prenga nga Mirdita me motivacionin “Personalitet me kontribut të veçantë për komunitetin tonë…”, konkretisht për kontributin e tij të veçantë në jetësimin e projektit të Unazës së Bjeshkëve të Tropojës, në kohën kur Gjenerali Dedë Prenga ishte Komandant i Batalionit Xhenioro-Ndërtues të Forcave të Armatosura dhe që ndikoj në vendimarrjen për fillimin dhe vijimin e punimeve te projektit nga Batalioni i Xhenios që drejtonte.
Ky nderim bashkon simbolikisht Mirditën me Tropojën, duke dëshmuar se vlerat e shërbimit, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj vendit janë ura që lidhin treva dhe komunitete. Në një kohë kur shpesh harrohen meritat e heshtura, ky vlerësim rikthen në qendër figurën e ushtarakut që i shërbeu vendit me dinjitet, duke përfaqësuar me krenari Shqipërinë brenda dhe jashtë saj.
“QYTETAR NDERI I TROPOJËS” & Gjeneral Dedë Prenga me motivacionin:
“Përsonalitet me kontribut të veçantë për komunitetin tonë duke u bërë bashkëiniciator ne fillimin e hapjes së Unazës së bjeshkëve në krye te forcave të xhenjos të Forcave të Armatosura”.
Nderimi me titullin “Qytetar Nderi i Tropojës” për Gjeneral Brigade Dedë Prenga përbën një akt mirënjohjeje të merituar dhe një dëshmi të gjallë se kontributet e vërteta nuk harrohen.
Figura e tij lidhet ngushtë me një prej projekteve më domethënëse infrastrukturore për zonën, Unazën e Bjeshkëve të Tropojës, ku përfshihej rruga që lidh Tropojën me Dragobinë dhe Plavë-Gucinë në Mal të Zi.
Një nismë me ndikim strategjik në zhvillimin ekonomik, turistik dhe lidhjet ndërkufitare të rajonit.
Në vitin 2007, ushtaraku model Dedë Prenga ishte Komandant i Batalionit Xheniero – Ndërtues të Forcave të Armatosura me qendër në Tiranë.
Pozicioni i tij ishte vendimarrës pët çdo projekt në shkallë vendi që do realizohej nga strukturat e Batalionit të Xhenios që drejtonte.
Vendosmëria dhe angazhimi i tij rezultuan vendimtare për miratimin dhe nisjen e punimeve së Unazës së bjeshkëve të Tropojës.
Shumë prej atyre që e ndoqën nga afër procesin dëshmojnë se pa përkushtimin e tij, projekti mund të kishte mbetur në letër ose të ishte shtyrë pa afat duke marrë kahje tjetër.
Kontributi i Gjeneralit nuk ishte thjesht institucional, por edhe moral. Ai e konsideroi Tropojën jo vetëm si një hapësirë ku kishte shërbyer ndër vite si Komandant i Batalionit të Xhenios(1984–1989), por si një obligim personal për të mbështetur zhvillimin e saj.
Kjo lidhje e qëndrueshme me komunitetin, edhe pas përfundimit të detyrës, e bën nderimin edhe më kuptimplotë.
Vlerësimi i akorduar nga B.Tropojë, me motivacionin “Personalitet me kontribut të veçantë për komunitetin tonë…”, është një akt që kapërcen formalitetin administrativ dhe shndërrohet në shprehje të respektit qytetar.
Gjeneral Dedë Prenga, është një qytetar dhe personalitet model, që i bën nder Tropojës, Mirditës, Atdheut & Kombit mbarë Shqiptarë.
Urime Gjeneralit për këtë titull të merituar, një nder që reflekton jo vetëm kontributin e tij profesional, por edhe integritetin njerëzor që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës.
Nderim për Tropojën & Malsinë e Gjakovës, për vlerësimin e merituar për Gjeneralin e nderuar Dedë Prenga & Krenari Kombëtare, personalitet me vlera të larta, i vlerësuar nga mbarë opinioni që e njohin ndër vite. Një jetë ka përfaqësuar dënjësisht vlerat e Shqipërisë, Kombit, në opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar në çdo vend ku ka shërbyer brenda dhe jashtë vendit! SHEMBULL/ KRENARI


Vedi meno