Shkruar nga”Leta Nina”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

LOTÌ ZEMRËS!
A ka lot zemra!
A qan zemra!
Po…!
Qan në heshtje.
Pulson ngadalë.
Pa thënë asnjë fjalë.
Eh…loti i zemrës!
A ka ngjyrë vallë!
Kush e ka parë!
Ka ngjyrë të kuqe!
Ngjyrë dashurie!
Eh…kjo dashuri!
Kur zemrën e ngacmon.
Loti del e vrapon.
Diku shkon.
I padukshëm je o lot.
Lot zemre je.
Lum kush të rrëmben.
Brënda teje flen!
Lnina Shtator 2026
“”””””””””””””

LARGOHESH!
Çdo ditë e më shumë largohesh ti.
Për ku se di.
Mëngjes i trishtë edhe sot.
Këtë nuk po e duroj.
Diku një dritë.
Diku një shpresë.
Kjo më gëzon.
Eh kjo distancë po më vret.
Diçka e bukur po më pret.
Por jo…po gaboj.
Për atë që mendoj.
Largohesh…
Dhe vetëm..
Largohesh!
“””””””””””””””

DITA E PARË E SHKOLLËS!
Sa emocion kam sot!
Dita e parë e shkollës.
Në Mirditë, më gjeti.
Largë vendlindjes.
Diku…
Midis malesh.
Më prisnin…!
Nxënësit e mi të parë.
Mes tyre jam ndjerë bukur!
E vlerësuar!
Kohë e largët…
Por jo e harruar!
Sot uroj kolegët e mi.
Një vit të mbarë mësimor!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.