ME POETIN:Tonin Nikolli “

Potrebbe essere un'immagine raffigurante Stari Most

LUTJE
Mbasi t’ma bani bukur kunorën,
në cepin e fundit,
të gjethes s’fundit
shkruani me dorë:
Ky njeri vdiq i mjeruem.
Kishte frikë me fjetë vetëm!
I dukej shtrati… akull,
borë…

“””””””

GjITHËHERË…
Sa herë jam gjetur me ty,
në vend të duhur…
Varur mbi fije resh.
Shkruar me pirografi dielli.
Këputur në gjethe vjeshte…
Në një vend pa kufi.
Pa emër.
Pa gjeografi…
Në të ashtuquajturën
” kohë të gabuar “,
për çudi…
“””””””

ZGJIMI
Zgjimi është Lajm!
I pashkruar.
I pafjalë…
Njofton botën,
se je gjallë…
“”””””””

VJESHTË DHE…liliputë
N’vjeshtë, mjerisht,
s’bien veç gjethet…
S’pihet veç musht,
s’piqen veç frutet…
Tragjikisht,
rrëzohen dhe njerzit…
Këputen të mëdhenjtë,
rrojnë liliputët….
“”

Në një vend, ku:
SHURDHËT DËGJOJNË GJITHËÇKA,
QORRAT SHOHIN GJITHËÇKA,
PAGOJËSIT FLASIN GJITHËÇKA,
ANALFABETËT SHKRUAJNË DHE LEXOJNË GJITHËÇKA,
BUDALLËT JAPIN LEKSIONE MENÇURIE PËR GJITHËÇKA,
mos hyrë, o trim!
“””””Potrebbe essere un'immagine raffigurante oceano

BINJAK ME GJETHET
Po këputeni?
Po bini?
Po shkoni, gjethe?
Pse nguteni,
e m´lini,
vetëm në ethe?
Veç ju,
kur lindni,
më kujtoni se jemi binjakë,
pranvere…
Veç ju,
kur mbushni hapësirën,
më kujtoni lirinë time,
dhe vargonjve,
nuk ua dua mëshirën…
Veç ju strehoni zogjtë,
dhe këngën e tyre
e fishkëlleni me erën…
Veç ju jeni jeshile,
si sytë e vajzës së dikurshme,
me njëmijë hile…
Po këputeni?
Po bini?
Po shkoni gjethe?
Një ditë,
n´udhëtimin tuaj,
merrmëmi me vete…
Pastaj, për trill,
të rikthehem prapë me ju,
në Prill…
“””””””””””Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone

Duke hulumtuar në arkivin tim, gjeta këtë poezi...
PAS PAK….NË INDIFERENCË
Pas pak bie mbrëmja dhe hija m’stërgjatet gjer në breg të ujit.
Muzgu rrudh sytë dhe dritën e fik përtej picrrimit të bebzës…
Unë humb orientimin në udhën e heshtur, por s’i drejtohem askujt,
për të marshuar mes stinës së këputjes, në kurrizin e thatë të gjethes…
Pas pak bie mbrëmja dhe zhurmat e veshëve, m’përzihen mundimshëm n’teletajp shurdhimi…
Muzgu mbledh krahët dhe n’prehër të lodhjes, gjysmëvdekur, bie pré…
Nata prepotente, pa mëshirë, ha ditën me skalionë të egër pushtimi,
Unë pa një pa dy, lë gjithçka mënjanë, pi një gotë të bekuar dhe bie të fle…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.