Me poetin dhe gazetarin “Nexhbedin Basha”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

KËNDO, RINI, KËNGËN E
AGIMIT TË RI
Këndoje, rini, këngën më të bukur që di,
o moj shqiponjë mali!
Le ta dëgjojë zërin tënd dheu i
copëtuar,
rrënjët le të flasin me gjuhën e
nënës,
nën dritën e hënës…
Me zjarrin e lirisë në gji
dhe agimin në sy,
këndo ti, rini, këngën e kohës së
re!
Çaje terrin e gënjeshtrës,
shkunde heshtjen,
mos e lër ëndrrën të të ikë,
mos e lër të flejë!
Le të ushtojë zëri yt si stuhi
mbi fusha e male!
Mos e ul kryet para frikës,
mos bjer peng i premtimeve të
rreme,
mos u përkul para padrejtësisë,
qëndro stoike,
mos lejo që ëndrrat e tua të
shuhen!
Mos lejo që vullnetet të thyhen.
Ti je zani i një brezi që kërkon
dritë,
që kërkon dinjitet,
që kërkon të drejtën, lirinë e
munguar,
që dita-ditës po tretet, si kripa
në det.
Moj rini, ti bijë e motit,
ngrije zanin përballë lotit!
Mos u ndal, mos u dorëzo,
qëndro e lirë si shqiponjë.
Ti je vetëtima që çan retë,
ëndrra që s’e pranon robërinë,
shpresa që troket në portat e së
ardhmes,
kushtrimi që thërret për
ndryshim.
Mos iu fal frikës, mos u bëj rob i
gënjeshtrës!
Mbaje ballin lart, mos e shit të
vërtetën,
mos e fal dinjitetin për premtime
që treten në erë.
Ti je stuhi e bukur si pranverë.
Kur ti ngrihesh, malet marrin zë.
Kur ti flet, heshtja thyhet.
Kur ti bashkohesh me të tjerët,
zemrat rrahin në një ritëm
dhe prangat e padrejtësisë
fillojnë të këputen.
Qëndro, moj rini, me besë
shqiptare,
me ballin lart dhe zemrën zjarr!
Le të jehojë kënga jote në fusha e male,
në çdo vatër, kudo ku rreh një
zemër shqiptare.
Mos e lër të shuhet agimi që
brezat e kanë pritur,
mos e lër të humbasë rrugën që
të parët kanë hapur!
Këndoje këngën e agimit, ti, filiz i
ri!
Lartësoje emrin tënd me
flamurin kuqezi!
Sa të ketë rini që beson në dhe,
sa të ketë zemra që qëndrojnë si
pishtarë drite,
sa të ketë shqipe që fluturojnë të
lira,
mbi Atdhe,
Shqipnia do të ketë shpresë!
Dhe do ketë dritë…
Dhe kur zëri yt të ngrihet mbi çdo ndarje e përçarje,
kur dora jote të kërkojë një të
ardhme më të drejtë,
kënga jote do të bëhet kushtrim
lirie,
shpresa do të bëhet forcë,
ëndrra do të marrë emrin:
LIRI!
Moj rini, moj shqiponjë mali,
mos e harro kush je!
Në damarët e tu rrjedh gjak Arbri,
në sytë e tu lexohet agimi i ri.
Guxo, moj rini, guxo!
Fol për të vërtetën,
ec përpara me shpresën që nuk
shuhet!
Këndoje këngën e agimit që po
vjen!
Këndo këngën e së vërtetës!
Nexhbedin Basha
22 tetor 2026
“”””””””””

Të nderuar miq dhe dashamirë të artit e letërsisë,
Në këtë grup estetik-letrar me titullin “PANTEONI I LETËRSISË & ARTEVE” mund të inkuadrohet gjithsecili prej vëllezërve e motrave tona artdashëse, përfshirë këtu të gjithë krijuesit e krijueset tona nga të gjitha disiplinat studimore, shkencore e filozofike. Me theks të veçantë mirëpresim lëvruesit e zhanreve të ndryshme letrare:
– Poezi (poema, haiku, poezi lirike, epiko-elegjiake, meditative, filozofike, atdhetare etj.), dhe
– Prozë: fragmente nga romane e novela, tregime të shkurtra, pjesë dramash e melodramash teatrale, balada, përralla e letërsi për fëmijë: si në poezi ashtu edhe në prozë e tjerë…
Ky grup letrar është një hapësirë e lirë dhe e denjë për shkëmbimin e krijimtarisë, reflektimeve estetike, diskutimeve letrare dhe frymës bashkëpunuese midis krijuesve.
Le ta shndërrojmë këtë grup letrar nga “dhomë-hapësirë” në një vatër o ‘LIBRARI’ drite, frymëzimi dhe dialogu shpirtëror, ku arti dhe fjala e bukur letrare ndërtojnë ura mes nesh.
Mirë se vini në “Panteonin e Letërsisë”!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.