Ferdane F. Sahiti

Nessuna descrizione della foto disponibile.

006 –365 DITË
Dhimbja që të bën më të fortë
Dhimbja është mësuesja më e vjetër e jetës.
Ajo nuk vjen për të të thyer,
por për të të zgjuar.
Nuk troket lehtë në derë,
por hyn pa leje, thellë në zemër,
për të të mësuar atë që lumturia s’do të të mësojë kurrë.
Çdo plagë mban një mesazh,
çdo lot një pastrim,
çdo rënie një përgatitje për ngritje.
Nuk ka forcë pa përballje,
nuk ka dritë pa errësirë,
nuk ka paqe pa luftë të brendshme.
Dhimbja të zbret në thellësi,
për të të mësuar të notosh në vetvete.
Ajo të zbërthen,
që jeta të të rindërtojë më të vërtetë.
Mos e urreje dhimbjen.
Dëgjoje,
Respektoje,
Falemindëroje,
sepse ajo është ura
që të çon te versioni yt më i fortë.
-Ferdane F. Sahiti
“””””””””””

Puna jonë, misioni ynë!
Çdo numër reviste është rezultat i punës së palodhshme, vizionit dhe përkushtimit ndaj cilësisë, duke krijuar ura komunikimi mes dijes, shkencës dhe brezave të rinj.
Puna e vazhdueshme në përgatitjen dhe botimin e revistave synon të sjellë përmbajtje me vlera edukative, shkencore dhe kulturore, që frymëzojnë, informojnë dhe nxisin zhvillimin intelektual.
Me energji, përgjegjësi dhe dashuri për fjalën e shkruar, çdo botim pasqyron angazhimin për të promovuar dijen dhe vlerat pozitive në shoqëri.
Puna është dëshmi se suksesi arrihet përmes këmbënguljes, përkushtimit dhe besimit në misionin për të shpërndarë dije, kulturë dhe frymëzim për të gjithë lexuesit.
“”””””””””””””

Drenica ime, tokë e lavdisë, krenarisë dhe sakrificës shqiptare.
Sot kujtojmë me nderim Ditën e Çlirimit, një ditë që nuk erdhi lehtë, por u fitua me gjakun, mundin dhe qëndresën e bijve dhe bijave më të mirë të këtij vendi. Para shumë vitesh, kur populli ynë përballej me padrejtësi e shtypje, Drenica u bë zemra e rezistencës dhe simbol i luftës për liri.
Në këto troje u zhvilluan beteja të shumta, u derdh shumë gjak dhe ranë dëshmorë që sakrifikuan gjithçka për idealin më të shenjtë lirinë. Ata lanë pas familjet, ëndrrat dhe jetën e tyre, që ne sot të jetojmë të lirë dhe me dinjitet.
Prandaj, kjo ditë nuk është vetëm festë, por edhe kujtesë. Kujtesë për sakrificën e dëshmorëve, për trimërinë e luftëtarëve dhe për qëndresën e popullit tonë. Ne do t’i kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje, sepse liria që gëzojmë sot mban vulën e gjakut dhe sakrificës së tyre.
Urime Dita e Çlirimit të Drenicës! Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe heronjve të kombit shqiptar
“”””””””

004 | 365 DITË
Çdo ditë është një kapitull i ri i jetës tënde.
Zgjidh të jesh protagonist i historisë sate.
Mos prit momentin perfekt,
krijoje atë me veprimet e tua.
Çdo sfidë është një mundësi
për t’u bërë versioni më i mirë i vetes.
Je mirënjohës për atë që ke,
dhe puno për atë që dëshiron.
Besimi në vete është çelësi që hap
dyert e mundësive të pakufizuara.
Sot, zgjidh të ecësh me zemër të hapur
dhe mendje pozitive.
E ardhmja jote varet nga zgjedhjet e tua sot.
— Ferdane F. Sahiti
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.