
XHEMILE ADILI -KONTRIBUESE PER PENSIONISTET E SHQIPERISSE
Me 26 tetor 2018, Shqata “Bashkimi i Pergjithshem i Pensionisteve te Shqiperise”, anetare me te drejta te plota ne Unin Ballkanik dhe pjese e levizjes Progresiste Boterore, nje nga formacionet me te medha te Shoqerise civile ne Shqiperi realizoi nje nga objektivat e saj madhor botimin e librit “Drite nga Driteroi” ne kuadrin e projektit te BE “Iniciativa per perfshirjen sociale te moshuarve.
Kjo dite sherbeu si dite feste ku 630 mije pensionistet shqiptar u perulen me respekt te thelle para vepres se gjigandit te letrave shqipe Dritero Agollit si dhe dhane edhe ata kontributin e tyre me kujtime, mbresa e krijime letrare.
Ne kete dite te shenuar nderuan shume miq studiues, akademike, poete e shkrimtar qe ne do ju jemi mirenjohes perjete. Midis tyre dhe poetesha nga Kercova Xhemile Adili.
Nuk kishte si te ndodhte ndryshe!
Ajo qe ne fillim iu pergjigj lajmerimit te redaksise se gazetes “Zeri i Pensionistit” dhe qe nga te parat qe dergoi poezine e saj “Autoportret”.
E theksoj kete gatishmeri e kontribuim pasi megjithese beme disa lajmerime, mandej disa nga me te njohurive iu drejtuam edhe me emer pak, per te mos thene fare moren pjese, sepse ata nuk e vleresuan sa e si duhet kontributin e redaksise se kesaj gazete qe eshte nder me prestigjozet e Shqiperise, botohet nje here ne muaj ne tirazh 800 kopje.
Poetja kercovare jo vetem shprehu gatishmerine, por u perfaqesua denjesisht me poezine “autoprotret” nje nga me te mirat nder 41 poetet e poetet qe konkoruan. Ne respekt po ua percjellim.
Edhe lumenjte do te kene plasur,
lejleket, bilbilet, peshqit zene
do te kene qiej shpirti, mbeshtjellur dhembjesh
nje enderr jete gdhenda, si dhjete selvi
Dritero, vellai im!
Tashti shoh zemren tende qe me thote
Pse alarmet e tua une i paskam krah,
si sonete fushash me flake permbysjesh te thella,
lndur nga nje vater malli te shtuar,
si poema largesish me te medha qe dihen,
recitimesh me lirike lirike nga nje grua
e me bukurise se zhveshur.
Duart e mia, syte e mi, melcia ime ne shi
Dritero, i shtrenjti im, tufe trendafilash qe ti me fale
mikloj edhe renkoj, venitem dhe buzeqesh
trishtimin e detit te madh, brum po ngjesh
e po shtroj buke per dhembjet e e tere lexuesve,
dhe une jam kaq me ledhe,
qe me mua po le takim te kendi i pare!
Ku jo vetem dedigimi, por edhe figuracioni letrar dhe mesazhi qe percjell personifikon nje brez te te tere poetesh e poetesh , te cilet e ndjen thelle humbjen e ketij gjigandi te letrave qe do na mungoje ose ashtu sic ka pohuar Presidenti i Shqiperise z. Ilir Meta , Shqiperia pa Driteroin do te jete me e varfer.
Dhe ajo, supriza e madhe, perseri Xhemile Adili, prezente ne Sallen UNESCO te Muzeut Kombetar Historik pa fjale, por me deshiren e mire, me vizioni e vleresimin e duhur.
Natyrisht dhe ne beme tonen. E nxorem ne vijen e pare me me te nderuarit, e falenderuam dhe e mbajtem edhe per dreke ku mori pjese edhe bashkeshortja e Driteroit, Sadije Agolli ku per gati tri ore bashkebiseduam, recituam e mesazhuam per te tashmen dhe te ardhmen e letersise, por edhe te vendit.
Shkrepjet e aparateve fotografike dhe driterimat e kameres se Engjell Gjindollit ore e cast fiksuan gjithcka te asaj dite qe do te kujtohet gjate se bashku me te gjithe miqte dhe ciftin Adili te Kercoves.
Mirenjohje e Respekt Xhemile Adili nga te gjithe te pranishmit qe moren pjese ne ate eveniment letrar dhe Kryesia e Pergjithshme e Shoqates “BPPSH” !
Tirane, me 1 nentor 2018 FAIK XHANJI
“””””””””””
Nëntori troket me hapa krenarie
Me flamuj të kuq e shqiponja në erë
Sjell zërin e lashtë të historisë
Dhe ndez në çdo zemër një zjarr të ri
Në këtë muaj që mban kaq shumë kujtime
Liria dhe shpresa bëhen një këngë
Nga Vlora e Ismail Qemalit
Deri te Kosova që feston me zemër
Nëntori është muaji i flamurit
I gjuhës së bukur dhe i krenarisë
Muaji i heronjve dhe i dëshmorëve
Që jetën ia falën lirisë së Shqipërisë
Kuq e zi valojnë flamujt në qiell
Në çdo shtëpi ndizet dritë gëzimi
Fëmijët këndojnë këngë atdhetare
Ndërsa zemrat mbushen me dashuri
O Nëntor, muaj i festave tona
Me histori të shkruar në gjak e lavdi
Na bashko gjithmonë rreth flamurit
Me paqe, me shpresë dhe me dashuri.
Xhemile Adili
01 Nëntor 2026