Me poeten brilante”Xhemile Adili”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

NËNTORI, MUAJI I FESTAVE
Nessuna descrizione della foto disponibile.
Nëntori troket me hapa krenarie
Me flamuj të kuq e shqiponja në erë
Sjell zërin e lashtë të historisë
Dhe ndez në çdo zemër një zjarr të ri
Në këtë muaj që mban kaq shumë kujtime
Liria dhe shpresa bëhen një këngë
Nga Vlora e Ismail Qemalit
Deri te Kosova që feston me zemër
Nëntori është muaji i flamurit
I gjuhës së bukur dhe i krenarisë
Muaji i heronjve dhe i dëshmorëve
Që jetën ia falën lirisë së Shqipërisë
Kuq e zi valojnë flamujt në qiell
Në çdo shtëpi ndizet dritë gëzimi
Fëmijët këndojnë këngë atdhetare
Ndërsa zemrat mbushen me dashuri
O Nëntor, muaj i festave tona
Me histori të shkruar në gjak e lavdi
Na bashko gjithmonë rreth flamurit
Me paqe, me shpresë dhe me dashuri.
Xhemile Adili

“”””””””””””””

KOHË VJESHTE
Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone e persone che sorridono
Në gjethin e trëndafilit
Të mbaj vjeshtë
të fshehur
si një kujtim që s’vyshket
Si një dashuri që s’ka të sosur
Sytë e mi përqafojnë mjegullën e ujërave
Ku heshtja zbret ngadalë
Mbi ëndrrat e mia të largëta
Kur zbres në vargjet e mia
Veshta më flet me zërin e erës
Më mbështjell me ngjyrat e saj
Dhe më kthen te vetja
E unë mbetem një gjethe
Në degën e kohës
Duke pritur një rreze pranvere
Në zemrën e kësaj vjeshte.
  • Xhemile Adili
  • TINGËLLIMA E ZILEVE
    Nessuna descrizione della foto disponibile.
    Sa më lart ylli që frymën poshtë shpërndanë,
    kaq më të humbur ndihen parajsës për asgjë ata,
    ethet veshën kapotë… Kokë e djallit që rri në kravatë.
    Tingëllimat e zileve i dëgjoj unë, o shumë qartë,
    janë hije që gjallë i mbanë llokoçitja në moçal,
    lehja, ulurima, zemra e vogël, sa një bisht i cigares
    e gëmushat e thara të shkretëtirës i shohin flokë,
    poezinë duke parë si dyqane mishshitësish e drogës,
    kurse trupin e viktimës si shitore të seksit e duan,
    por një ditë do ta shesin nënën, bijën,
    në vend të çamçakëzit, duhanit, letrave të bixhozit,
    atëherë do ju vjen ters ferri i tyre, Kështjella e Ozit,
    do mbeten pa lëkurë, se mashtrimi dhe atë do ua hajë
    e sa më lart ylli shndritës që shpirtin i dhashë,
    kaq më poshtë ulurojnë rrugëve me pluhur e baltë
    krimbat pa mend të territ që i vret drita.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.