Plot ndodhi e mbushur jeta,
Nderim për zemrën e ngrohtë,
Zemra,motor njerëzor jete,
me ingranazhe plot veti të reja.
Edhe,kur ingranazhet
armotizohen,
e pamundur njehësimi me origjinalin,
pasi ka botë të madhe zemra;
origjinali humbet aftësinë
plot ndjenjë,
Dashurinë e saj të madhe
mbartur brënda
për shpërthim….
Poeti pa zemër origjinale,
s’mund,kursesi,
të thurrë ndjenja,
i largohet Botës….