
Deklaratat e pasurisë për vitin 2025 kanë nxjerrë në pah shifra marramendëse për familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha!

Apartamente luksoze, vila, toka, ndërtesa, prona jashtë Shqipërisë dhe makina dhjetëra mijëra euro! Pasuria e deklaruar e familjes Berisha përfshin dhjetëra prona, me vlera që arrijnë në miliona euro.
Por ajo që bie veçanërisht në sy është Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës, e cila gjatë vitit 2025 ka tërhequr rreth 170 MIJË EURO nga llogaritë bankare!
Ndërkohë, Argita ka deklaruar edhe të ardhura nga një kompani që merret me aspirime industriale dhe filtrimin e pluhurave.
Nga ana tjetër, Shkëlzen Berisha ka deklaruar 67 mijë euro dividendë dhe 6.4 mijë euro pagë nga kompania e tij. Në listën e pasurive figuron edhe një BMW me vlerë plot 85 mijë euro!
Por lista nuk mbaron këtu! Apartamente në Bruksel, Roterdam, Budapest, prona në Mynih, vila në Gjirin e Lalëzit dhe pasuri të shumta në Tiranë janë pjesë e deklarimeve të familjarëve.
Dhjetëra prona dhe miliona euro pasuri! Shifrat e deklaruara të familjes Berisha po tërheqin sërish vëmendjen, ndërsa lista e plotë zbulon përmasat e pasurisë së tyre.