Kur, matet dhembja për cilëndo dashuri
Vetëm hëna mbetet besëtare e natës.
Edhe po erdhe me ferkun e natës frikshëm
Hëna rreze-plotë me besën e hënës si dëshmi
Ferkut të mëngjesit i jep dhembje pa kufi.
Sepse shpirti kërkon rrënjën e
gjakut ,nëse nuk është shprish.
Prandaj,kërko shpirtin e një gjaku e mos degdisë
Se jeta është vetë fryma e pemës dhe dashurisë
Mos eja me ferkun e natës, se nata ka pabesi
E në shpirtin tim ka plotë gëzim e mirësi.
Ku mund të marrësh e të rrugëtosh deri në amshim
Kur mos matë gabimisht urtinë time
Me mosbesimin tëndë
Qoftë edhe deri në harrim.