13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Abdullah Begolli

Ukraina dhe Energjia
E kemi cekur edhe në tekstin e peticionit se kërcënimet për lufta dhe vetë luftat nëpër botë, mbi të gjitha bëhen për burime energjetike por dhe pasuri tjera natyrore, me të cilat fatbardhësishtë karakterizohet gjeografija jonë kombëtare.
Kush nuk e ka kuptuar këtë më parë, ka rastin ta kuptoj tani-SOT, kur këcënimet për luftë në Ukrainë, veq tjerash, e kanë bazë gazin rus.
1.Para një dite, ishte për vizitë në SHBA Kancelari gjerman Olaf Scholz, ku temë ҫëndrore ishte Ukraina dhe presioni mbi Rusinë nëse ajo fillon sulme atje.
U pa botërishtë se Presidenti amerikan Biden në konferencë për shtyp me Kancelarin gjerman Scholz tha se nëse Rusia fillon sulmet, le ta dije se furnizimi i Europës me gaz rus do të ndërpritet.Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "BESUCH IN WASHINGTON Bizarres Schauspiel EIN KOMMENTAR VON NIKOLAS BUSSE AKTUALISIERT AM 08.02.2022 12:41 Scholz überlässt Biden die Führung bei Nord Stream - so als sei Deutschland in der Sache nur ein Subunternehmer. Aber auch der amerikanische Präsident fällt beim Besuch des Kanzlers mit Merkwürdigkeiten auf."
Pra gazi si burim fosil energjetik, ekonomikishtë i lëvërdishëm për të dy palët-shitësin Rusinë dhe blerësin BE-Gjermaninë, u përdor nga Presidenti amerikan Biden si masa e parë dhe më e fuqishme e kërcënimit me sanksione ndaj Putinit.
2. Tashmë projekti i furnizimit me gaz rus nëpër Detin baltik është i përfunduar, dhe për kush i ka përcjellur zhvillimet rreth tij, ka pasur shumë fërkime politike mes administratës Tramp dhe Gjermanisë udhëhequr nga Merkel rreth këtij projekti kolosal, si për nga sasia e gazit ashtu edhe për nga vlera monetare, që sipas leximit aty këtu në shtyp, vlera vjetore e gazit kap shifra dhjetëra miliardëshe(€), apo më tepër, pa i llogaritur këtu shpenzimet kolosale në investim për tubacionin e gjate mijëra km.
3. Kush i përcjell zhvillimet rreth energjisë, mundet ta din, se Gjermania është ndër vendet e para në botë( mos e para), që investon në burimet e ripërtërishme të energjisë.
Por bazuar në nevojat e mëdha për energji, kur dihet shkalla e zhvillimit industrial të këtij vendi dhe standardi i lartë i jetesës, komponente këto që kushtëzojnë edhe nevojën në rritje për energji, ndikon që burimet e ripërtërishme nuk i plotësojnë as për së afërmi nevojat për energji, e që nga këto burime, treguesit janë se furnizimi është nën 20%.
Prandaj kërkesat për energji, Gjermania dhe jo vetëm ajo, edhe aktualishtëi plotësojn në shumicë nga burime fosile të energjisë-Qymyri-gazi, nafta-urani.
Në një anë pra, vështirë të gjndet ndonjë vend në glob, që aq shumë i’u kushton investime, projekte- fjalë,.., burimeve të ripërtërishme të energjisë, por njëkohësishtë, vështirë të gjendet edhe një vend tjetër në glob, që aq shumë investon-blenë burime fosile të energjisë
Dikujt edhe po t’ia vizatosh nuk mjafton për ta kuptuar se lufta për energji është e vazhdueshme dhe vazhdimishtë më e ashpër, më e kushtueshme.
Fundja, se cili është roli i energjisë për një popull dhe vend, nuk lypet të kuptohet nga masat e gjëra, por DUHET:
• të kuptohet
• mbrohet dhe jetësohet nga intelegjenca dhe politika
Politikat shterore, që dijnë të mendojnë me logjikë të shëshndoshë, politikat energjetike sidomos, duhet ti planifikojnë jo për disa vite por për disa shekuj.
E kemi cekur në publikimet tona të shumta rreth kësaj fushe sidhe në librin Energjia, se burimet e ripërtërishme të energjisë, janë të mira vetëm e vetëm kur i kanë pranë burimet fosile të energjisë, ngase të vetme nuk paraqesin siguri furnizimi sepse nuk ka erë, diell, ujë vazhdimisht.
Për informim:
TC Kosova A dhe B, edhepse të vjetruara, po arrijnë që të përfitojnë energji me kosto shumë të ulët.
Sipas të dhënave, qmimi i energjisë që këto TC i shesin rrjetit shpërndarës(firmës turke që dikush e solli për interesa xxx), është 28€/MW, apo 2,8 cent/KW dhe firma turke i shet popullit energjinë e vet me rret 70€/MW apo 7 cent për KW
Kjo do të thotë, se qensore është, ti kesh burimet tua energjetike sikurse ne
Ai që e ka pyllin, nuk ka arsye të shqtsohet për stufë.
Shteti amë Shqipëria me burime të ripërtërishme të energjisë, që sikurse dihet, qysh në vitet 70-80 të shekullit të kaluar, mund të ketë qenë kampione bote për plotësimin e nevojave të popullit me energji nga burime të ripërtërishme me hidrocentralet gjigante, dhe Kosova me burime gjigande fosile të energjisë, e kanë mundësinë si rrallë ndonjë vend tjetër në glob, të sigurojnë popullin me energji me qmime shumë të ulta por edhe me energji ambientale, kur dihet se teknologjia e përsosur e djegies së lëndëve djegëse fosile, e mundëson një gjë të tillë.
Është tepër e pakuptueshme, pse te ne bëhet problem energjia që është më e lehtë se gjithkund tjetër të zgjidhët?!
Bota edhe aktualishtë në shumicë furnizohet nga burimet fosile të energjisë.
Mos shkoni më larg por shiqoni vendt për rreth.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.