Trumpi po flet “shqip” !
Sa po shihet, vendimet e Presidentit amerikan Trump janë të ashpra, ato i shpërblejnë ata që punojnë dhe luftojnë për vendet e tyre por jo lypsarët dhe servilët.
Ja disa shembuj:
• Palestinezët
Me dhjetera vite vrapojnë pas rrenave të Arafatit, Abazit etj.,duke gjuajtur me prraҫka ushtrinë izraelite por gjë më tepër.
Trumpi ua ofroi zgjidhjen- mere ose leje, kaq keni punuar per Palestinën kaq ju takon.
Atyre s’iu mbetet tjetër vetëm ta gjuajnë edhe tutje me prraҫka ushtrinë më të modernizuar në botë !
• Sirianët dhe Kurdët
Pas shumë “përkrahjesh” në bashkimin e sirianëve dhe kurdëve përball interesave të tyre nacionale, ata nuk u bashkuan por u përҫanë për interesa pushteti të pa shtete.
Trump u tërhoq dhe i la në mëshirën e Putinit dhe Erdoganit !
• Afganistani dhe Talebanët
Talebanët u luftuan nga superfuqitë mbi 30 vite, më ashpër se kushdo tjetër.
Në të njëjtën kohë u vendosën qeveri kukulla, që veq jetës parazitare, gjë të mirë nuk i sollën vendit të vetë.
Trumpi para një jave arriti marrveshje historike me ata që SHBA dhe nato i luftuan gati 20 vite, sepse nuk gjeti dalzotës më të mirë për Afganistanin.
• Shqiptarët
Ka 30 vite që mbarë politika shqiptare bënë politikën e qyqeve(kukuvajkave).
Veq që shkatrruan me themel shtetin amë Shqiprinë, të ngritur mrekullishtë me punë dhe sakrifica të mëdha, këto politika e nxitën ikjen e popullatës nga vendi në të gjithë gjeografinë tonë kombëtare:
Ikë Shqipëria -ikë Kosova
Ikë Presheva. ikëTetova+…., saqë edhe pak kohë , s’do gjenden shqiptar as për mihje varresh !
Nuk ka qoftë edhe një vendim që politika mbarshqiptare nga vitet 90 – ta e këndej ta ketë marur në interes të popullit dhe vendit !
Një vendim që mori kuvendi i Kosovës në fillim të 90-tave për shpalljen shtet, nuk vlejti gjë, pasi që ata” kuvendarët” ikën dhe vendimin e lanë në dorë të serbisë !
Më pastaj, politika në vend se të rreshtohej karrshi republikave tjera jugosllave (Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjës), për ta mundur serbinë, ajo u rreshtua në anën e serbisë duke friguar popullin se serbia është aq e fuqishme sa na shpërlanë sa qelë e mshelë sytë !
Shtrohet pyetja: këndë e shpërlau serbia veq ne shqiptarëve që u dorzuam !
Lufta heroike e udhëhequr nga UҪK, na e zbardhi ftyrën para botës liridashëse, por u ndërpre në gjysmë të rrugës shkak i ndërhyrjes së Natos !
Zhvillimet e pasluftës, në vend se ta qonin para zhvillimin dhe pavarsimin e vendit, e fundosën vazhdimishtë !
Ka mbi 10 vite që politika bënë bisedime me serbinë, por vazhdimisht sill e bjerë vetes !
I vetmi vendim që i vinte era shtet ishin sanksionet e vendosura ndaj serbisë dhe ligji për formimin e ushtrisë.
Në vend se këto të përkraheshin nga e gjithë politika shqiptare, ato u përbuzën pikërishtë nga kjo politikë me qendër Tiranën zyrtare, duke e dorëzuar edhe shtetin amë në prehrin e serbisë në emër të minishengenit.
I ndikuar nga politika, populli po frigohet ngjashëm si më parë se pa serbinë neve nuk mundemi të jetojmë !
Ishte një minireferendum shqiptar rreth heqjes së sanksioneve ekonomike ndaj srbisë i organizuar nga dikush i mjeteve të informimit, ku rreth 70 % ishin për heqje urgjente të sanksioneve !
Për më keq, për të qenë më bindës, ҫdo lëshim që kërkohet ti bëhet serbisë, thuhet se kështu po e donë SHBA-të, përndryshe mbaruam !
Dhe Presidentit amerikan Trump, duke i shkuar informata faktike se shqiptarët nuk kanë gjë prej gjëje si prodhim të vetin por për gjithҫka varen dhe po e kërkojnë kthimin e serbisë, ai do ta ketë të lehtë të thotë sikurse e ka thenë- perifraz. Dora e perkrahjes nuk vlene gjithmone dhe do të vendosë sikurse vendosi për të tjerët.
Me një fjalë, mos të presim tjetër që Trump do të na ofroi veq asaj që po kërkojmë me ngulm.
Dhe vendimi i tij me siguri do ta ketë porsinë në shqip:
Shqiptar – Serbi po kërkoni, serbi po ju ofrojmë.
