- Ҫfar po ndodh me ne shqiptarët -“Turist” në atdhe të vetin !
Dikujt i duket “fat”, dikujt tjetër FATKEQËSI, por e vërteta është, që shqiptaria mbarë, aq sa flasin shifrat, zë vendin e parë në botë, që mbi 90 % të turistëve(vizitorëve), i ka pjesëtar të kombit të vet!
E njëjta gjë vlenë edhe për përkufizimin teritorial, ngase shqiptaria pjesën më të madhe të vijës kufitare e ka me popull shqiptar!
Vizita e vjetme dhe e sivjetme !
Vitin e kaluar, shkaku i pandemisë, shumë shqiptar që gjinden në emigracion, i kishin mesyrë pushimoret veq tjerash edhe në bregdetin kroat.
Këte vit u ndalëm në Ulҫin.
Krahasimi:
Ajo që ra në sy dhe në vesh, më tepër u dëgjua të flitej shqip vitin e kaluar në Pula të Kroacisë shkak i numrit të madh të shqiptarëve që ishin aty, sesa që dëgjohej të flitej shqip në fillim të këtij muaji *Korrik 21* në Ulҫin – veҫ plazhit edhe në hotelin Hoti 2 ku dominonte serbishtja.
Bile në një rast dikush nga pronarët e hotelit na u drejtua me një shqipe të ҫalë: a po dini shqyp ju ?
Shumicës sonë, veq pushimeve në Familje dhe atdhe, iu nevojitet ta kryejn edhe ndonjë punë dokumentash etj.
Kështu ndodhi edhe me mua
3 ditë i humba në komunën e Shpend Ahmetit në Prishtinë duke pritur në radhë nga ora 8 ditën e parë dhe nga ora 6- të dy ditët tjera për ta zënë radhën për tu pajisur me një dokument pronësie dhe prap nuk arrita ta mar.
Ishin gjithësejt 15 sportele që duhej të kryenin punë me palët, por të shumtën punonin nja 4-5 sipas vullnetit të tyre dhe kush nga shumë të pranishëm zë sbënte!
Ditën e parë kur e mora nr e pritjës për sportelet 14 dhe 15, kah ora 8/30, shkruante se i kisha 54 të tjerë para meje.
Shumicën e kohës sportelet nuk punonin, puna që duhej të kryhej në to ishte pagesa e tatimit që nuk nevojitej më tepër kohë se 2 minuta.
Në kushte normale kjo pagesë dhe shumë punë tjera, munden lehtë të bëhen online pa shkuar fare atje.
Në ora 15 kur unë i kisha edhe mbi 25 persona para meje, u mbyllën sportelet ngase përfundonte puna me palët!
Mbi 7 orë kohë dy sportelet *14 dhe 15* kishin arritur ti përfundonin punët për vetëm rreth 30 veta.
E ngrita zërin dhe kërkova të bisedoja me dikënd nga udhëheqja administrative!
Ndërhyri sigurimi dhe policët që ishin aty.
Nuk ka mundësi të bisedohet!
Nëse ke vërejteje, e ke kutinë e vërejtjeve dhe ne e dërgojmë për shqyrtim dhe ju e merni përgjigjjen pastaj me shkrim!!!
Për ҫudi, nga shumë të pranishëm që skishin kryer punë, vetëm njeri mu bashkangjit, të tjerët shihnin në qetsi sikurse delet nën mriz!
Tatimin prej 54 eurosh shkova dhe e pagova për 2 minuta kohë në komunën e vjetër
Por një kopje plani nga enti gjeodezik duhej të mirrej në komunën e re te po të te njëjtit që kisha ra në sy.
Për të mos u zgjatur, për 3 ditë radhazi nuk e mora dot duke pritur në radhë dhe u ktheva bosh!
Me një fjalë, kjo është pasqyra e gjendjes së përgjithshme për shumicën e popullatës në shqiptari!
Kudo dhe me këdo takoheshshe dhe bisedoje, ndihej refreni-
Ska gje këtu, duhet ikur !
Sna mbetet tjetër vetëm të shpresojmë në minishengenin serb tashmë të filluar së zbatuari !