Humor Helen
KRENARI GREKE !!!
Një gazetë e vogël greke, nga ato gazeta që shpërndahen falas dhe kanë një numër të vogël lexuesish, në një nga numrat e saj, përpiqej t’i përgjigjej pyetjes se “Pse grekët janë krenarë, kryelartë. Përgjigjet kanë brenda edhe humor edhe sarkazma edhe të vërteta botërisht të njohura…
Pse dhe për çfarë janë krenarë grekët ?
Grekët thonë se jemi krenarë…
- Sepse jemi kampionë të Europës në futboll !
- Sepse shalqinin e blejmë komplet dhe jo të ndarë në pjesë !
- Sepse netët greke mbarojnë ditën !
- Sepse kafenë tonë e pimë dalë e ngadalë, duke pirë cingaren tonë, dhe jo me rufitje të shpejtë !
- Sepse flirti është hobi jonë kombëtar dhe seksi sporti jonë kombëtar !
- Sepse të gjithë akuzojmë sektorin publik por të gjithë synojmë si të jemi pjesë e tij !
- Sepse për hatër të një gruaje…bëmë dhjetë vjet luftë !
- Sepse kudo që të ngresh një gur, në të gjithë planetin, poshtë tij jemi ne !
- Sepse kur të huajt nuk arrijnë të gjejnë fjalën e përshtatëshme përdorin fjalën tonë !
- Sepse Sokrati, Platoni dhe Aristoteli ishin grekë!
- Sepse zbuluam teatrin !
- Sepse lindi Demokracia dhe Logjika !
- Sepse jemi krenarë për kulturën tonë dhe jo për fitoret tona luftarake !
- Sepse, kur të gjithë zbuluan mishin, ne ishim gjithë kolesterinë!
- Sepse, kur ne ndërtuam Parthenonin, të tjerët flenin nën pemë !
- Sepse momentet tona të këqia dhe të mira i ndajmë me familjen dhe me miqtë dhe jo me psikiatrin !
- Sepse japim gjithëshka për dashurinë !
- Sepse mijëra gra udhëtojnë çdo verë në Greqi vetëm e vetëm për të gjetur dashurinë !
- Sepse dashuria ka qenë Zoti i grekërve !
- Sepse kur të gjithë visheshin me lëkura ariu ne visheshim me pallto të endura me fije të hollë !
- Sepse aq shpejt sa inatosemi po aq shpejt na kalon !
- Sepse Homeri shkruajti Iliadën para tremijë vjetësh dhe Hollivudi mezi e bëri fillm tani !
- Sepse marrim rrogën të premten dhe hyjmë borxh të hënën !
- Sepse kemi një atdhe të vockël të mbushur me njerëz me zemër të madhe !
Përgatiti A. ASHIKU