11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

-ADELINA PALI-

MË BRAKTISËN

Mund të jetë një imazh i Adelina Pali, këpucë dhe ambiente të brendshme

Ndjej se më braktisën disa që i desha aq shumë.
Ikën, më kthyen shpinën dhe nga pas më qëlluan.
Ata, që i ushqeva me dashuri dhe me bukë
Ata, që dhe përkëdheljet e mia i harruan.
Ata, që atëherë kokën ulur e mbanin
Dhe me duar të shtrira përgjëroheshin
S’e kisha menduar se fjalën këta mjeranë do ta hanin.
Të shkelin ndjesinë time njerëzore e të largoheshin.
Sa shpejt harruan, që dhe këmbët zbathur i kishin.
Unë këpucët ua mbatha, që të mos u vriteshin këmbët.
Harruan se i desha fort edhe ashtu siç ishin
Harruan që bukët e grunjta, ende i kanë tek dhëmbët.
Harruan se mes ditëve përvëluese, ua shuajta etjen.
Kur shpirti i tyre po plaste nga marazi,
Eh, sa keq më vjen dhe shaj çdo ditë veten
Ndërsa herë-herë për k’ta fatkeqë më kap gazi…

-ADELINA PALI-

“””””””””””””””””

Nën dritën e hënës dashuria na bëri një
Dhe trupat bashkuam e u kthyem në zjarr
Dogjëm gjithçka ashtu heshtur pa zë
Veç bulkthat e natës dhe hëna na pa…

-ADELINA PALI-

“”””””””””””””

SYTË E TU
I kam parë një mijë herë sytë e tu
Në vargje dua ti vizatoj , por se kam aspak të lehtë.
Një ditë më duken si deti të kaltër
Ditën tjetër për çudi, si livadhe të blertë !
I shoh përherë të ëmbël e të qeshur
Seç kanë një mister , një magji.
Drita në to përthyhet si mbi diamant
Ndoshta është sekret , që veç ti e di !
E mban mënd? Me ata sy më bëre për vete
Ndodhi një çast ashtu pa kuptuar.
Në to lundroja si në të kaltrat dete
Mbi to barisja , si livadheve bleruar !
Ata sytë e tu janë vërtet të çuditshëm
Sa të bukur , kur qeshin plot katare
Akoma dhe më të shndritshëm
Kur derdhin lot margaritar…!

-ADELINA PALI –

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.