14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Adem Zaplluzha

 

KËNGA E MJELLMËS SË BARDHË.L'immagine può contenere: 1 persona, occhiali e primo piano

Nga libri :“Kur kyçen yjet e harresës”

Mos më shiko me sy të huaj

Unë jam, një kokërr pluhuri

Ose një vizion i dyshimtë

Që kohë pas kohe

Tretem si kripa në ujë

Jam miku dhe dashnori i myshqeve

Shikoj se si hëna fundoset

Në shpirtin e gjelbërimit

Dhe sërish

Ngritët si një flutur e verdhë në hapësirë

Mos më shiko si drurin pa gjethe

Në mua gjithmonë gjethojnë

Stinët e vdekura

Gjethojnë disa lloje lulesh

Që nuk çelin asnjëherë në dimër

Të lutem zgjatma dorën

Të mbështetem për hijen tënde

Nëse vdes mbi këto dallgë të zeza

Nuk dua që të përfundoj tragjikisht

Kënga e mjellmës së bardhë

“””””””””””””””””””””””

PËRSE BËZANË SI NATA E VERBËR
Nga libri :“Kur kyçen yjet e harresës”

Përse bëzan si nata tinëzare
Kjo heshtje që të shkallmon
Rrënjët i ka te kujtesa
Përse bëzan si qyqet lakuriqe
Jam ngopur me klithmat e myshqeve

Pak nga pak kanë filluar
Të vdesin rrënjët
Gjethet nuk marrin frymë
Kjo frymëmarrje e trazuar
Po i çmend lulet e fishkura në saksi

Përse bëzan si nata e verbër
Në mua po zgjohen kujtimet
Po zgjohen shtërgjet
Nga një udhëtim i largët e i përgjumur
Përse po hesht si nata e vetmuar

Sonte hapësirën e varfër
Verboi pluhuri kozmik
Një shi i dyshimtë rigoi nëpër kujtesë
Përse ti bëzan kaq mizorisht
Kur vdesin fluturat e kaltra

“””””””””””””””””””

OSE I BIRI E VAJTONTE TË ATIN
“Kush i theu xhamat e shiut”

Nga telat e këputura të kitarës,
Zgjohet një zë prej guri.
Era,
këndon një psalmë të lashtë.
Nga muret e korridorit,
zbresin zërat e shthurura të ikonave.

Më pastaj,një heshtje pas heshtjeje,
këputen telat e ndryshkura.

Nga vajet i foshnjave,
te portat e faltores
Kurrë më trishtueshëm se sot,
Nuk është dëgjuar,
dënesja e tokës tonë.

Tok me foshnjat,
qante edhe kambana.
Një dënesje në duet
Dëgjohej lart në qiell,
S’dihet,
a thua vallë Ati e vajtonte të Birin,
apo i Biri të Atin fatkeq?!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.