.Sot, lulet në ekstazë dashurish.
S’u përkëdhelen nga poetët.
Sot, parqet dhe rrugët s’gumëzhinë nga hareja e femijeve.
Dielli u ul mbi bar dhe perëndoi mbi det .
Një shqiponjë fluturoi lart
Për të mbretëruar.
Puhizë , përhapi anë e mbanë.
Pranverë e gëzuar
S’erdhi si çdo herë
E panjohura ka ditë
Ka trokitur në derë.!
– Adriana Benga –
* Kujdes me fjalën*
– Sikur “fjaja” të ishte mal,
mal i lartë e i gjelbëruar,
s’do kish nevojë të flisnim fare
do falnim lule për të komunikuar…
– Kur e rrende nga zemra zbret,
fjala rendon e fjala vret.
Eshtë ajo që të trishton,
Është ajo që të bën Mbret…
– Sikur fjala tē ishte mal,
mal i lartë e i gjelbëruar,
Të gjithë do mbillnim Dashuri,
të gjithë do ishim të gëzuar…!
– Adriana Benga –
Jeta…
Jeta do te vazhdojë giithmonë.
Ajo është brenda nesh.
Do te kete vazhdimisht situata të veshtira.
Sapo kalon një e tille ne e harojmë dhe përqëndrohemi tek situata aktuale.
Shpresa veti e njerëzve të mirë.
Dielli do te dale dhe do te zhurise kete “Virus” vrases.
Zoti na ndihmofte në këtë situatë Kaos.!