4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Adriana Kongjini Bala

“Sytë e bukur pse I mbylle”Mund të jetë një imazh i 1 person dhe fëmijë

Për ku shkon moj bukuroshe,
Buzëqeshjen pse e humbe,
Ata sytë kaltëroshe,
Pse I mbylle dhe nuk I ” tunde”
Për ty dielli sa kish” dalë,”
Për ty deti pse “kish” dallgë,
Për ty jeta ish përpara,
Ty sy kaltër nuk qesh si më para.
Pse o katil nuk hape sytë,
Pse pranë fëmijeve del për vizitë,
Pērse mê krekosej si gjeli,
Përse …..po tani “gravata” të ngeli.
Lamtumirë o engjëllushe,
Te na falni për këto krime,
Lamtumirë të gjithë ata engjij,
Që dora barbare I coi “shtegëtime”

Autore

Adriana Kongjini Bala

“””””””””””””””””””

“Vetëm të kemi DASHURI”

Eja se malli më dogji,
Si të djeg dielli në gusht,
Sytë me lot janë mbushë,
Dhe murin “godas” me grusht.
Merëm në telefon të mjerin,
Se mendjen tek ty e kam,
Sapo shkruaj tek defteri,
Një fjalë të lutem ….I prekur jam.
Po si ujë i” pi lotët”
Edhe mallin dua të shuaj,
Je larg , dhe stë” kap “dot ,
Pse më bën që shumë të vuaj.
Pse të “mori “larg kurbeti,
Edhe mua më harove,
Me kaq lot ,u “mbush dhe deti,”
Sa të dua,… nuk më diktove??
Eja pak të të shikoj,
Se më duken kot të gjitha,
“Manushaqe” nuk të kuptoj,
S’ mé kalon as nata as dita.
As më thua vetëm një fjalë,
Pse më ikën si me naze,
Stë vjen keq që jam djalë,
Pse më bën të kem maraze.
Eja dhe lere kurbetin,
Eja që të jemi të dy,
Se do “hamë peshk” majë malit,
Vetëm të kemi DASHURI.

Autore

Adriana Kongjini Bala

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.