16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Afrim Caka

MËNYRAT E TË SJELLURIT TË VALON SYLËS: IMPULSIVITETI, PARANOJAT DHE ACARIMI..May be an image of 1 person
Të gjithë të rinjtë tanë duan të bëhen o tallava gazetarë, o tallava analistӫ, o tallava politikanë: “Jemi duke u bërë tallava popull”.
* * * *
Madhëria juaj, ju lutëm, më falni për “egërsinë time”, por unë nuk do të mundem ta shoh veten time edhe një herë, nëse nuk të them ty këtu, se ti je një dreq i mallkuar që deshiron të shkatërrosh diasporën dhe shqiptarët tjerë të pafajshëm. Gjithmonë kam pasur dhe do të kam koncepte të pa gabuara për Ty si analistë tallava.
Duke i parë vetitë themelore të Valonit ne kemi thënë se impulsiviteti drejtohet kryesisht nga e pavetëdijshmja. Veprimet dhe paranoja i binden shumë më tepër ndikimit të palcës së kurrizit se sa trurit dhe në këtë drejtim Valoni i afrohet qenieve primitive.
Prandaj na vjen keq për impulsivitetet e cekëta të disa analistëve TALLAVA që kërkojnë asgjasimin e Albin Kurtit. Çdo herë Valoni është gjithmonë i acaruar e impulsiv në media dhe kjo nuk vihet në dyshim.
Valon Sylës në T7-të imazhe të forta të fjalëve përpëlitëse i erdhen në mendje… dhe pezull mbi të, maska e murtajës. E megjithatë, tashmë në media ai zë flet tepër shpejt. Kështu ka qenë gjithmonë. Egërsia pasohet nga lindja. Por vjenë një çast në politik ku injoranca nuk është më një mekat i falshëm… vjen një çast kur budallikija ka fuqinë për ta shfajësuar atë.
Ndërsa … unë jam vdekja, buçiti zëri tij. Analisti “SS” i hodhi sytë nga Albini, duke e mallkuar. Burri flokiriq nuk mund të ngatërrohet me askënd tjetër përveç me Albinin dhe me partin e VV-së. Duke ngjallur zgjuarsisht asociacione me gjithçka, nga kthetrat e gaforres e deri tek thikat të ninja-s, symboli modern i biorrezikut që paralajmëronte rrezik në çdo gjuhë e kohë ndryshimi.
Ngado që të ketë ardhur Syla, ky prodhonte një kërcënim tejet e sofistikuar. Pa asnjë paralajmërim, një imazh i errët u materializua kundër Albinit në T7-të – si një maskë e frikshme me mustaqe dhe me dy sy të zbrazët.
Efekti i syve të Valonit ishte i habitshëm. Kishte një pamje të egërsuar. Flokët e zi të prerë shkurt, mustaqe jo të thinjura – të modeluar si gjemba iriqi. Zgavrat e zbrazëta të syve të kafkës i shkëlqenin në errësirë, çka krijonin një pranëvënie shqetësuese të simboleve të kundërta midis impulsivitetit dhe paranojes. Sytë e zinj e me shkëlqim tani sikur vinin të fikur nga brenda, nga tëmthat e krahut të djathtë përgjatë faqes deri në cepin e buzëve shfaqej në intervale të shpeshta një ngërç nervor, apa fytyra e të cilit shprehte mjaftueshëm acarimin dhe hipokrizinë e tij. Një kafkë gazetari sigurisht që vlerësohet si e tillë, apo jo?
Një kafkë sigurisht që vlerësohet si e tillë, apo jo? Kafka e tij kishte qenë një motiv që përseritej shpesh në T7-të dhe më e famshme ishte ajo që përmendej te ndëshkimi mizor i Albinit në rrethin më të ulët të analistëve tallava. Në këtë rast, rëndësia e lajmit gjthsesi nuk përkon me nivelin e ulët të kumtit, përshkak të urrejtjes vetjake që ai ka ndaj Albinit dhe Vjoses.
E para ime është: të mos pranoi gjithkund gjymtyrime, të mos pranoj kurrë ndonjë gjë për të vërtetë sa kohë që fletë të mos e njoh në mënyrë të qartë si të tillë – sjelljet e Valon Sylës; domëthënë ta evitoj me kujdes nxitimin, gjymtyrimet, egërsinë dhe prevencionin e tij, e të mos fus në mendje ose në shkrimet e mija asgjë më shumë se ajo që do të dukej aq e qartë dhe aq e kulluar, sa që të mos kem asnjë rast ta ve në dyshim guximin intelektual të Albinit dhe të Vjosës etj.
Të tillë janë tellallët si: Valonët, Beratët, Fatonët, Kastratët e Kajtazët që, duke e mbajtur veten për më të aftë se ç’janë, nuk mund të mos nxitojnë në gjykimet e tyre, as të kenë durim të mjaftueshëm për të vënë rregull në të gjitha mendimet e tyre, bëhen bartës i veprimeve të veta. Madje shpesh kanë menduar se MENDJA e tyre është shumë e PËRSOSUR se e të tjerëve. Nuk mjafton vetëm të kesh mendje të shëndoshë, por kryesorja është sesi ta aplikosh mirë gjatë debateve në TV-ë. Së këndejmi del se, nuk kanë pasur kurrë parime të shëndosha dhe do të mbetën të TALLAVA përgjithmonë.
Në historinë e mendimeve filozofike gjatë debateve në TV-ë të pas luftës, ky filozofia Egoiste e analistëve tallava përjetoi zhvillim të vrullshëm deformues. Ata u shndërruan në shërbëtor teatrosh të klaneve partiake, janë disa momente që gazetarët apo analistët që paraqesin shkëputje rrënjësore, kthesë dhe ndërrim të mënyrës së të menduarit, të mënyrës së të shtruarit të problemeve, të trajtimit dhe të artikulimit të tyre gjatë debateve, sepse shënon e shpesh me mendime teatrosh ose si dekorim spiritual i praktikës së tyre.
Ai që sot quhet “gazetar ose analistë tallava” nuk është tjetër veçse fyerje e mediave “të lashta” dardane. Sistemi ynë i arsimit e ka harruar tërësisht faktin se mendja e shëndoshë ekziston vetëm në trup të shëndosh. Kjo thënie, me pak përjashtime, vlen sidomos për masat e vogla të gazetarve dhe analistve gërnaqa. Nuk arrita dot ta përfytyroja këtë çmenduri të poshtërsisë të Valon Sylës që kishte shpërthyer në T7-të pasi më dukej sikur besnikëria ndaj Buzhalës ishte më i fortë se vullneti i ligësisë, urrejtjes etj.
M’u kujtua një shprehje e Faik Konicës:
“O Perëndi, më jep fuqi të mbaj gojën mbyllur kur nuk kam asgjë për të thënë”.
Dikur motit ishte një herë gazetar zotërie i Expresit. Dhimbja sikur nuk kishte gjetur shpagimin patologjik në të. Analistët e gjithë llojeve ulërinin dhe nëpër shkurrishtet e kopshtit në T7-të këndonte një buf. Por zëri i mpirë i bufit dukej si zëri i shefit të tij Berat Buzhalës, që vinte për t’i ngushëlluar ulërimat, egoizmin, urrejtjen, pangopsinë, turpin, cinizmin etj. Mbi të cilën lexohej vetëm një fjalë “buf nate”. Të “çmendurit” kanë nja kapacitet ripërtëritjeje të pabesueshëm! Kam frikë se bëhet fjalë për ndonjë sëmundje të rrallë dhe duket se Valoni është shumë i dëshpëruar.
Kur një bandë gazetarësh që komplotojnë në sipërfaqe për të propaganduar gjëra me shije të keqe, gazetar dhe analistë të blerë bërtasin me sa kanë në kokë, pa u lodhur dhe me një paturpësi të pashembullt – por gjithsesi një sharlatan i jashtëzakonshëm – ta bëjnë filozofin më të madh që ka bota shqiptare, atëherë nuk ka nevojë ta marrim Valon Sylen seriozisht. Aq më tepër që ky synim i tij qesharak i kësaj ulërime mjerane duhet tu bjerë në sy edhe personave më pak ekspertë në lamin e filozofisë politike.
Gazetarët ose analistët nuk mund t’i ndryshojnë idetë dhe dogmat e tyre po qe se nuk janë të detyruar që të ndryshojnë qytetërimin e tyre. Faktori kryesor i rënies së ndonjë gazetari ose analisti është dobësimi i karakterit të tij. Simptomat e dekadencës të Valon Sylës që vëmë re te T7-shi. Ishte zhvillimi i egoizmit. Dobësimi i iniciativës e vullnet për dialog të mirëfilltë. Dobësimi i karakterit dhe moralitetit. Vjetrimi i fjalëve. Ndryshimi i kuptimit të fjalëve në përshtatje të drejtorit Berat Buzhalës. Fuqia e fjalëve është aq e madhe saqë mjafton t’u gjesh një emërtim të këndshëm për fjalët më të neveritshme. Rënia e kohës së tyre.
Kushdo nga gazetarët, analistët që flet dhe sjell ndërmend një gjë të keqe që ka kryer, vret mendjen lidhur me poshtërsinë që ka bërë; dhe analisti bëhet skllav i asaj për çka është duke vrarë mendjen, i tërë shpirti i tij është skllav i poshtërsisë, për çka mendohet dhe kështu Valoni vazhdon të ngelet skllav i injorancës e poshtërsisë. Dhe ashtu si edhe në shembujt e mëparshëm edhe këtu në T7-të mjafton bindja se analisti Syla i ishte nënshtruar iluzionit të Berat Buzhalës.
Ai e ndienë veten komodë vetëm duke plotësuar urdhërin e Buzhalës. Analisti servilë jeton sipas rregullave dhe ligjeve, të vendosura prej të tjerëve, synim për të zënë një pozitë nënshtrimi te njeriu i një tipi të tillë, gati sa nuk kalon në mani. Në të gjitha rastet e tilla si burim i sugjestionit gazetareskë i shërben gjithmonë iluzioni i shkaktuar te ndonjë analize pak a shumë i turbullt i tij. Ky iluzion deformues fillestar me anë të konformimit bëhet burim i infeksionit në media.
Lëxuesit duhet të përqendrohet tek shpjegimi i çuditshëm dhe i pakuptimtë i djallëzive që Valon Syla kishte përsa i përket analizave gjatë debate televizive në T7-të. Teknika djallëzore e psikoanalizës e detyron psikologun që të mbytet në vet kuriozitetin duke e lënë pacientit lirin e zgjedhjes së rregullit sipas së cilës argumentet duhet të ndjekin kurimin e gazetarit, analistit.
Më në fund sot pas zgjedhjeve ndryshimi mund të fle i qetë dhe tani Valoni e shikon me një sy tjetër. Sigurisht që sot është shumë i pa qartë. Më duket e gjithë kaq absurde analizat e tij politike pas fitores së ndryshimit dhe më vijnë disa mendime rrethë rishfaqjes së horizontit të tij mendor. Nuk është nevoja të shpjegosh: shumë gazetar apo analistë nuk janë të aftë të mendojnë ndryshe, gjë dëshmon për shtrembërim në zhvillimin e tyre psikik. Dhe me të vërtetë nuk e kuptoj këtë njeri, analistë tallava. Vulgariteti dhe brutaliteti i tij ndikojnë në të gjithë folurën e njeriut dhe ndonjëherë e trembin edhe vetë folësin. Një stil i tillë të folurit tregon për mangësinë e përfytyrimit dhe shijes të atij që fletë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.