KËSAJ NA I THËNQIN PRANVERË
“Ja pranvera sot në Prishtinë
Ku askush më askë ma nuk rrinë”
Sot kisha dashur të shoh
Se si lulëzon pranvera në Prishtinë
Por sot bie borë e acartë
Për njerëzit e acartë
Që do e bëjnë sot Kuvendin
Vallë a e mendojnë
Tw ulën këmbëkryq
Si dikur nëpër oda e traditës
Ku kuvendoheshin
Ligjet e Lek Dukagjinit
Kësaj na i thënqin pranverë
Do të thoshte Fishta
Zemër plasun
O të mjerë
Pa shikoni
Edhe luleve
Ia ka zënë frymën
Bora
As dielli sot s’ka fuqi
As me rrezet e tij
Më ta shkrijë
O Zot pse kjo borë
Mu sot në Prishtinë
Çfarë tregon?
Cila “fajësi” të rëndon
Populli im i gjorë
Kush na qenka fajtor
Pse sot bie borë
Mbi Kosovë
Vetëm fëmijët
Sot gëzohen
Të rrëshqasin
Ke ta pyes
A janë të ndaluara
Lojërat për fëmijët
Sot mbi borë
Ah kjo pranverë
Sa herë ma kujton
Migjenin dhe vargjet
E bukura të tij
Për rininë
“Thuaja këngës rini
Thuaja
Këngës më të bukur
Që di”
Eh cila është kënga
Më e bukur
E rinisë shqiptare sot
Nëse keni sy më pa
Shikoni rrugëve të Evropës
Ajo rininë tonë e ka
25 mars 2020 AGIM DESKU