LIRIKE
…sonte gjithë natën
Ti më “hidhje”gur
ti shtije nga lart
unë nën urë
veç gurin e parë
se durova dot
më dhembi aq shumë
më zuri në kokë
por të dytin gurë
e hodhe me zor
po për fatin tim
e prita në dorë
Po ti s’pate kohë
Për gurin e tretë
të erdha nga mbas
të shtërngova bel
Veç këto që thash
I pash në ëndërr
Se ti s’prek as “mizën”
të ta njoh ty zemrën…
Agron Mema