14.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Ajet Shala

KUR TE VDES – HAVZI NELA

Mund të jetë një imazh i person, fëmijë, në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kur te mesoni se kam vdeke,
Kur te thoni: “Ndjese paste!”
A e dini se cfare kam hjeke
Une, poeti zemerzjarrte?
Kur te pyesni: “Ku e ka vorrin?”
Kur t’kerkoni me ma gjete.
Thoni: ” Ai urreu mizorin”.
Thoni: “Dheu s’ka me e trete”.
Thoni: “Ai e deshi jeten,
Jeta n’vuetje e dermoi”.
Thoni se ka mbrojte te drejten,
Grusht tiranesh nuk duroi.
Thoni: “Desh, kerkoi lirine,
Si skifter ne fluturim,
Provoi prangat, t’errte qeline,
Per te mjeret leshoi kushtrim”.
Thoni: “Drite ai kerkoi,
E vete drite nuk pa me sy”
Thoni: “Per njerzine kendoi,
E per vete mbajti zi”.
Thoni se e qerroi terri
Thoni: “Dielli nuk u ngrohu”.
Thoni se e trishtoi tmerri
E te shtypunit i tha: “Cohu!”
Kur te vije, te cele pranvera,
Kur bilbili nis me kendue.
Mbi vorr tim me gur’e ferra,
Nji tufe luleme ma leshue.

Prekni vorrin,mos ngurroni,

Kush ka linde, ai ka me vdeke,

Veten ju kur t’a ngushelloni,

Thoni:”Gjalle kurkush s’ka mbete!”

“””””””””””””””””””””””””””

KONFERENCA E VERDHË !!!
S`gjen krim më makabër në këtë jetë
Që kur në glob njeriu nisi të shkruajë
S`gjen kirurg që të jetë më kriminel
Se ata që në errësirë të kanë gjymtuar.
S`gjen në globin dhimbje më të madhe
Se pa opium gjymtyrët t;i presin si të ishin kasapë
S`gjen padrejtësi më të ndyrë si tregim përrralle
Se kur në treg ata të dërgojnë si një mall.
Plot një shekull rënkojmë në robëri
Pjesët e trupit armiqtë ende na i mbajnë
Sytë na shpojnë nga shterja e lotit të ngrirë
Akoma gjaku nga plagët na kullon si vrragë.
Ku ta gjejmë në këtë udhëkryq një prijës Arbërie
Të bashkojë tokat si të ishte bukë e një sofre
Ku ta gjejmë në trojet tona të gjakut një trim Shqipërie
Plagët në zemër të na i shërojë sot e ndër mote.

Dhe nëse këtë ditë s`kam për ta gëzuar

Amanet në varr të më hapin dritare

Kur do që të bëhet Ribashkimi i Ëndërruar

Të më thonë të shoh Shqipërinë e Madhe.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.