GËZUAR!
Kur fletët e kalenderit
shkëputen,
ëndrrat ringjallen,
Shpresat e shikimet
shkelqejnë,
yjet zbresin,
Krijojnë mbretëri lirie,
krijojnë dashuri,
Pafajësia dekorohet,
me ritmet e nostalgjisë,
Ne jemi krenarë,
kokëlart qëndrojmë,
gotat ngrejmë, po kokëlartë:
“Gëzuar!”
Nga libri- “Dallgë hyjnore”
JETOJ..
Bashkëjetoj me vuajtjët qe kurrë nuk mbaruan
Errësirën që kot priti një agim të vetëm
Ankthin e natës që pamëshirshëm ngulfat
Jetoj me ngushëllimin e vetëm që e hedh në leter.
a@p
Aureola e diellit
Kaltersine qiellit perqafoi
Lotin e pafjetur
Ne te gezuar shnderroi!
a@p
LAVDI * Zahir Pajazitit !!!
Emri i atij qe bie per Atdhe mbetet pergjithmone.
Atdhetarizmi, tregon vleren e nje njeriu.
Eshte embelsi dhe fisnikeri te vdesesh per Atdheun.
< Horac >
EJA
Ti vjen ne mendimet e mia
Here ndez e here shuan drite
Anashkalo erresiren te lutem
Dhe eja vetem kur ben dite.
a@p