SONTE DUA TË DEHEM
Numëroj ditënetët sterile
Heshtjes në heshtje i rrëfehem
As në ëndërr nuk mendova në hile
Sonte dua të pi e të dehem.
a@p
AROME E PRITJES
PERHAPUR GJITHANDEJ
NGA PADREJTESITE DHE VUAJTJET
– RENKOJNE SHQIP.
a@p
KËNGË E PËRSËRITUR
Ajo që në shpirt depërton,
Zë vend dhe jeton,
Është e shenjtë,
Është hyjnore,
Është e mbrojtur,
E gjallë prore,
Të duam, Liri!
dhe ty Dardani!
THUHET
Thuhet se, vaji i burrit është kënga
Ndërsa gjëma është e gruas
Nuk po e mohoj
Por, unë edhe pse jam grua
Për asgjë s’lotoj,
Natyrisht ofshamë lëshojë
Jeta është e hidhët
Shpeshherë na sprovon
Është e ëmbël nëse din ta gëzosh
NUMËROJ
Numëroj shtigjet e pakapërcyeshme
Padrejtësitë sikur hedhin valle
Në shenjë triumfi
Këngën e lirisë e këndojnë të vdekurit
Shtigjet kalohen në shenjë nderimi
Për të rënët…
SHKRUAJ
Me fjalë skalis
Kthjelltësinë e qiellit
Me lotët e tharë
Ujis të kaluarën memece
Shkruaj fjalën e pathënë
Dëshirën e strukur
Viktimë e kohës ishte poezia
Shkruaj për shpresën
Që t’mos ia fikun dritën…
KËRKOJ
Mbi binarët e ndryshkur vuajtjesh
Kërkoj kujtimet e ditëve rrëqethëse
Tymin dhe fishkëllimën e lokomotivës
Këngët dhe vajin e të rinjve – I
kur në rrugë të pa kthim
Për kthimet e hershme
Ku ta dijë…
LUTJE
Shpirt i trazuar i lutet muzgut
Mi shndërro ëndrrat në realitet
Hapi gojën heshtjes
As nga maska frikë të mos kesh
Unë eci drejt teje, drejt dritës
Gjersa errësira ikën nga unë
Një zë më pëshpërit
Ëndrra, atje bëhet realitet!