MËNGJESI
Iku dhe një natë e shoqëruar me ëndrra dhe ankth
Me vete mori një pjesë nga jeta ime
Por dëshira që ngeli peng i kohës
Përherë do mbetët në kujtime.
LUTJE
Jam une qe nuk dija
Apo Ti nuk me shihje
Nate e dite me besim dhe dashuri
Zot i Madh na meshiro!
a@p
ERRESIRE E HESHTUR
Plage te renduara
Dhembje pertej tyre
Plaga ne erresire heshturazi kullon.
a@p
GRUAS
Shpirti i trazuar
kerkoi shpetim vetem te dashuria
E para ishte gruaja
qe guxoi ta himnizoje dashurine
E para ishte gruaja qe u mekatnua
kur e kafshoi mollen
Sot bota eshte e mbushur
me ngjyra femrash
dhe drite hyjnore
a@p
SONTE DUA TË DEHEM
Numëroj ditënetët sterile
Heshtjes në heshtje i rrëfehem
As në ëndërr nuk mendova në hile
Sonte dua të pi e të dehem.