14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Ajete Pavata

MOTIV ME RREZE

Rrezet shpërthejnë,
Ngrohin zemra të akullta,
Thyejnë heshtjen
E ndjenjave të fjetura,
Të mbijetuara
Moteve të nëpërkëmbura,
Padrejtësive të errëta,
Dekadash…

Nga libri – “FSHEHTËSITË E HESHTJES”

“””””””””””””””””””””””

FLUTURO

Së bashku me rrezet e para të diellit

Pëllumb apo engjëll i bardhë

Të shikoj me dashuri dhe xhelozi

Për fluturim të lirë shumë kemi mall.

a@p

“”””””””””””””””””

THUHET

Pa krahë nuk fluturohet

As më ëndrra nuk jetohet

Ec për toke, mos harro

Dorë e Zotit të gjen kudo.

a@p

“””””””””””

Portret në Nëntor…
Mote
Shekuj
-sa toka
-sa qielli
-shumë ëndërra
Ditë e re…
Nëntori nuk është heshtje varri…
Çdo Nëntor
Brez historie
Bekim kushtrimi
Kështjellë e vogël
Kala e madhe
Nëntori nuk është fjalë
-lëkundet trualli!

Pikëllim

-ngushëllim

-shpresë

-krenari…

Ringjallja

Dhashtë Zoti

Nuk është shpifje

Duet në këngë

Portret në Nëntor..

“””””””””””””””””””””

JAM SHQIPTAR

Mos kerko pajtim me tyte kthyer nga une

As qetesi se me bere hi e shkrumb

Nuk jam ai qe te bie ne gjunje

Jam i pa perkuluri nder shekuj

Ruaj dhe njoh vetem kete Flamur.

a@p

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.