4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Albana Methoxha

Nje dite…

Dallga perplaset bregut
terhiqet pas shkumbardhe
Rri e veshtroj mes zhegut
Per lojen e saj kam ardhe…
Malli jot eshte dallga
eshte bregu malli im
ti vjen ashtu furishem
rremben nje perqafim…
Me pas terhiqesh ne det
aty shuhesh ngadale
per tu rinisur serisht
me mall te pa fjale…
-Nje dite – me peshperit
castin e perqafimit
-Do jemi prape bashke
loti buzeqesh premtimit…

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Ma thuaj…
Ma thuaj… te lutem , dua ta di
Ku shkuan, castet tona, ku shkuan ?!
Puthjet e zjarrta , pasion e dashuri..
Mos deti xheloz i treti ne oqean ?!
Me thoje se dashurija per mua
ish universale nuk njihte kufij
Te kam dashur…te dua…do te dua
mrekullija e mrekullive …ti vec ti.
Dashurine tone smund ta pershkruanin
Shekspiri,Balzak’u apo tjeter romancier
Se kjo e jona ishte gdhendur ne zemer
Dashuri qe ne asnje kohe nuk ishte ndier
Ma thuaj…dua ta di…perse sma thua
Ku shkoi dashurija e gdhendur ne zemer
Premtimi…si gjurmet ne breg… u shua
Tani ti magjishem do nje tjeter femer…

IKE…
Ike,
fluturimin more kaltërsive,
avioni,
zog gjigand çan qiellin,
ndërsa zvogëlohet syve të mi,
ndjej mallin të më djegë në kraharor.
Ike,
Po a erdhe vërtetë vallë?…
Nuk munda të të shoh me sy,
as të të prek me shqisa malli,
të të puth me buzët e etura pritjeje.

Ike,

avioni tretet në kaltërsi të qiellit,

dhembja rritet kraharorit,

e pafuqishme

t’i ndryshoj rrjedhën vazhdimësisë…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.