14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Albert Z. Zholi

Befasitë e romanit “Mos u hidh në greminë”  të shkrimtarit Danel Cana.
Albert Z. Zholi

Shkrimtar-publicist

Romani “Mos u hidh në greminë”, i autorit Danen Cana, vëllimi i III-të, që ju dha lexuesit në muajin Janar 2020, është një memorje e gjallë e rinisë, të viteve qeverisëse të sistemit një partiak dhe përmbledh ngjarje nga viti 1970 deri në 1990.
Duhet ta themi dhe ta shkruajmë me gërma kapitale se çdo lexues i vëmendshëm, që në fillim të leximit të këtij libri, del në mendimin se autori me modesti nuk thotë “merreni, lexojeni…” por thotë “hajde ta lexojmë…”
Mënyra e të shkruarit, shtjellimi i ngjarjeve bëhet në mënyrë të tillë, që lexuesin e mbajnë me ëmbëlsi tërheqëse pranë çdo rreshti dhe faqe të librit.
Autori e shpreh që në fillim se, sado që është munduar ti anashkaloj disa ngjarje, prapëseprapë, ajo kohë ka mbetur në kujtesën e shumë njerzve, të cilët jetuan në atë kohë të zhvillimit të “luftës së madhe të klasave” nga rregjimi në fuqi.
Mënyra se si u zhvillua, si u përhap, si u përforcua dhe ashpërsua në popull, është një “ thikë me dy presa”, të cilën autori na e sjell në një mënyre shumë të thjeshtë, të kuptueshme dhe reale, të besueshme.
Pikërishtë ky moment, ndoshta i rrallë por jo i pa përfillshëm, na ndihmon të kuptojmë botën e vogël në ndërgjegjen e çdo qytetari, fshatari, nëpunësi të shtetit, apo edhe të një antari partie të thjesht, që e quante veten si “komunist me ndërgjegje të pastër proletare”.
Jemi përpara një trajtimi në një mënyrë të re të zhvillimit të luftës së klasave, e cila nuk është shpikur nga autori, as si një krijim artistik, por ishte në popull, ekzistonte ai shpirt human, besnik i ndjenjave të pastra njerëzore.
Pikërishtë këtu rreh “çekani” i penës së Danel Canës, i cili sjell me mjeshtëri, thjeshtësi, kontradiktat e kohës në të cilën jetoj, u shkollua, punoj dhe krijoi familje, si një qytetar i denjë.
Duke marr shkas nga këto, them me plotë gojën se është një libër që ja vlen jo vetëm të lexohet, por edhe të shtoj pasurinë e biblotekës personale të secilit nga ne.
Unë uroj autorit të ketë një krijimtari sa më të gjatë në jetën e tij, të na sjellë edhe më tepër libra të tillë, në prozë dhe në poezi, ku jo më pak vlera ka paraqitur deri tani, me një sërë librash të botuar e nxjerr në dritë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.