9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Albina Ceka

ÇDO GERMË, TINGULL ÇIFTELIE !
Bash si yjet që ndrisin n’qiellë,
Dritë bën alfabeti i ynë.
Është i lashtë sa qiell e tokë.
Nëna e shum gjuhëve n’botë.
Nga kohë të lashta e trasheguam,
alfabetin e bekuar.
Me pushkë e penë u mbrojt çdo shkronjë.
Ndaj sot, shqip flasim e kendojmë.
Shqip flasim, shqip këndojmë.
Si ylber shkëlqen çdo shkronjë.!
Çdo germë tingull çiftelie.
Gjuha jonë gjuhë perëndie.!
Alfabeti u mbrojt me gjakë.!
I ndan kufijt,por jo kurrë gjuhën e artë!
Shqip u fol në trojet Dardane.
Trojet e Shqipërisë t’madhe.
Albina Ceka
Autore
Gëzuar ditën e alfabetit tonë !
22 nëntor 1908 u rikthyem ne, në histori.
Autokton pellazgë-Ilirë.!
Larguam pushtuesit bizantinë.
Nuk lejuam të tonin asimilim.
2-
SHQIP PO MËSOJ!
Gjyshja ime dhe ti gjysh,
shqip dhe unë po mësoj.
Me durim shkronjat lexoj,
çdo fjalë tuajen të kuptoj.
Të ju them sa shum ju dua,
në gjuhën tonë të bekuar.
Me fjalë zemre t’ju përqafoj!
Puthje pa fund t’ju dhuroj.
Gjyshja ime dhe ti gjysh,
këngët po i mësoj shqip.
Kur të vi për Vitin e RI,
ti këndojmë në Shqipëri.
Mami e babi në emigrim,
për ju na flasin pa përtim.
Me gëzim pres t’ju takoj
dhe për ju, shqip po mësoj.
Albina Ceka
(Shkëputur nga libri me poezi e tregime për fëmijë).
“”””””””””””””””””””””””””””””

Kur vret gruan, ke vra shum jetë!
Ti, burrë egoizmi i njerëzis,
që s’ja din vlerën mëmesisë.
Ti e pret jetën për gjysmë,
kur i vret nanën fëmijës.
Thirri mendjes burracak !
Gruaja ashtë, “rrënjë e pemë”.
Gruaja të vritet se ka hak .!
Pa ta shuhesh krejt si gjakë.
Thirri mendjes egoist!
Gruaja asht e fortë si lisë.
Duaje me shpirt nanën e fëmijës,
se e dobët është para dashnisë.
Don me shpirtë e pret me durimë.
Thirri mendjes,a ke burrni?
Asht si dielli, rreze ndrinë.
Pa atë, ti, nuk bahesh shpi.
Mos i prek një fije floku,si ndëshkim,
ajo meriton veç respekt e ledhatim.
Mos harro o egërsirë,
se një gru dhe ty t’ka lindë…!
Hiqe, flake burrë, atë egërsi!
Gruaja s’ashtë tokë me tapi.
Mendo mirë o i shkretë,
kur vret gruan ke vra shum jetë.
©️Albina Ceka autore Albania
16/07/2021
Itali
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.