8.5 C
Tiranë
E premte, 8 Nëntor 2024

Albina Trebicka

 

PO VJEN…
Dremit fjala…,
por flet heshtja
Përgjon ankthi,
por lufton shpresa
Duron durimi,
por përpëlitet frika
Rritet besimi
dhe frymon pritja
Enden ëndrrat,
e fshehura tek Hëna
Këndojnë zogjtë
me cicërima mëngjesesh
Loton pendimi
për dëshirat e pathëna
Dielli përqafon
me krahë buzëqeshjesh
Në sqep dallëndyshja
po sjell pranverën
Po vjen muaji PRILL
“të na hapë”derën…
Po vjen…!
A.TREBICKA 31.03 2020
DITET PA EMER…DATAT PA DITE…
Dikur…kur u ndava unë nga ty,
mendova se u shemb gjithë bota
Por nuk ndodhi fare ashtu…
Se s’ jetojnë dashuritë e paplota
Ndarje qënka kjo e coronavirusit
Ku bota u ndrydh dhe u fsheh
Kur nuk ke kujt t’i buzëqeshësh
Ku me frikën dhe me ankthin fle
Të gjitha ditët s’kanë më emër
Të gjitha datat…vetëm MARS
Të gjitha hapat vetëm tek shtëpia
Të gjitha mendimet vetëm makth
Sa bukur paskemi qënë përqafuar me LIRINE
Duhet… DURIM, SHPRESE e BESIM në karantinë.
A.TREBICKA 25.03.2020
MALL I BRENGOSUR.
Nuk di ç’po bën qyteti im…
Sot dielli doli në mengjes
Ti nuk po ndjehesh fare-fare
Ti vetëm hesht…vetëm hesht
Ka ditë që s’e ndjej frymën tënde
Kërkoj nga ballkoni, por s’të shoh dot
Të gjithë brenda nga… coronavirusi
Gjallon jeta tek oxhakët që tymojnë…
Më mori malli që tani, Korça ime.
Të shoh pranverën që vjen ngadalë
Të shëtis nëpër rrugët e kalldrëmta
Dhe t’i vij Korçës time vërdallë…
A.TREBICKA 19.03.2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.