EDHE SA DO TЁ JETOJЁ NJERIU NЁ TOKЁ.
https://www.facebook.com/aleksander.tereziu/videos/132164061674534/?t=4
Vendosa te bej kete shkrim, nisur nga disa shkencetare, apo pseudoshkencetare, apo koka te medha, si te doni ti quani, te cilet thone se jeta ne toke ka miliona vjet.
Nuk eshte e vertete.
Njeriu ne toke ka 7,528 vjet.
ZOTI i vertete, krijuese i te dukurave dhe i ta padukurave, krijoje boten ne te cilen ne jetojme, me nje mrekulli dhe bukuri te jashtezakonshme, te cilen njeriu, nen ndikimin e forcave te errëta, po e ndyen gjithnje e me shume.
E keqja e botes eshte sistemi monetar.
Te gjithe vrapojne pas parase. Per para behen vrasje, grabitje, perdhunime, trafikohen qenie njerezore, droge, e lloj lloj veprime te tjera te keqija.
Po keshtu, bota po mbushet me shume vese te tjera te keqija. Po martohet burre me burre dhe grua me grua (te drejtat e njeriut thone). Shetitja me qen po behet mode per burra e gra. Me shume duhet qeni se femija. Qeni mbahet ne divan ne dhomen e gjumit, puthet, perqafohet. Ne internet pashë nje foto, ku nje grua ne njeren gji i jepte sisë fëmijes, ne tjetren i jepte qenit, blasfemi e neveritshme. Tatuazhet po behen mode. E sa e sa te keqija te tjera, qe nuk numurohen.
Po jetojme ne Sodomen dhe Gomorren e koheve moderne, dy qytete, qe ZOTI i zhduku me zjarr dhe squfur.
E pra kjo bote do te kete nje fund, se keshtu e thone dhe shkrimet e shenjta.
Se kur do te vije fundi i botes e din vetem ZOTI, qe e ka krijuar dhe askush tjeter.
Bibla flet dhe me ane te numrave.
Numri 3, eshte numri i ZOTIT , ATI, BIRI, SHPIRTI I SHENJTE.
Numri 4, eshte numri i tokes, qe perfaqeson 4 anet e horizontit. Veri, Jug, Lindje, Perendim.
Numri 7 (3 +4), eshte numer i plote. ZOTI per 7 dite krijoj boten.
Numri 12, eshte numer i plote, qe perfaqeson 12 kishat, apo 12 fiset e izraelit.
Numri 6 eshte dyfish i paplote. 7-1 = 6. 12:2 = 6.
Numri 666 eshte numri i djallit.
Pra thame qe numri 4, eshte numri i tokes.
ZOTI i tha Moisiut, merr ar te kulluar dhe bej nje shandan me shtate vende per te mbajtur qirinj (shih foton). Dhe Moisiu ashtu beri.
Po te mbledhim qiriun e pare me te fundit qe eshte i shtati, bejne tete. 1 + 7 = 8.
Po te mbledhim qiriun e dyte me te gjashtin, bejne tete. 2 + 6 = 8.
Po te mbledhim qiriun e trete me te pestin, bejne tete. 3 + 5 = 8.
Pra te gjithe te çojne tek numri 8.
Kush ngeli pa u mbledhur numri 4, qe thame se eshte numri i tokes.
Pra njeriu do jetoje ne toke, 8 mije vjet.
KRISHTI erdhi ne toke ne vitin 5508, mbas krijimit nga ZOTI, te Eves dhe Adamit.
5,508 + 2,020 = 7,528.
8,000 – 7,528 = 472.
A do jetoje njeriu dhe 472 vjet ne Toke, derisa te permbyset bota.
Permbysja do te ndodhe pasi, djalli me ane te anti-Krishtit do te komandoje boten per 350 vjet.
A po e merr djalli komanden? Shenjat tregojne se po. E mira po zbehet e keqja po lavdërohet.
Para permbysjes, do te behet beteja e Harmagedonit, per te cilen une kam folur ne shkrimet e kaluara.
Mos valle raca e gjarperinjve, raca e djallit, pasi gjarperi antik eshte djalli, qe keto i thone ufo apo alien, po komandon boten? Elita boterore a i eshte nenshtruar races se gjarperinjve? Perderisa e keqja po perparon shenjat jane se, po i eshte nenshtruar.
Çfar thote KRISHTI per racën e gjarperinjve. Shikoni videon me poshte.
Po kur do te permbyset bota vertet.
Nuk e dime. Ashtu siç thashe dhe me lart E din vetem ZOTI i vertete, krijuesi i te dukurave dhe i te padukurave. Ai e ka krijuar, Ai do ta përmbysë.
KRISHTI ka thene: Une jam alfa dhe omega, i pari dhe i fundit, fillimi dhe mbarimi.
Të gjithë jemi mekatarë.
ZOTI, ju bekofte te gjitheve.