8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Aleksandra Pasko

PERSHTATJE
‘’E mira nuk ka fund, ashtu si nuk ka fund as e keqja’’, me thoshta mamaja dikur, shpesh here. Me tregonte se si njerëzit jetojne te lumtur edhe ne nje shtepi te vetme ne maje te malit. I gezohen natyres, ajrit te paster, luleve te bukura te pllajave, qingjave te vegjel qe lodrojne. U gezohen te mirave bujqesore e blegtorale qe i prodhojne me duart e tyre, qetesise,lirise se tyre. Nuk i mungon aspak shoqëria e as zhurmat e jeta e vrullshme e qyteteve. Edhe me te keqen pershtaten njerëzit.Mesohen , ndonëse me veshtiresi, te jetojne ne burgje. Perpiqen t’i gjejne edhe asaj dicka qe mund t’i kenaqe e tua lehtesoje dhimbjen. Lexojne , mesojne gjuhe te huaj, shkruajne, lidhen ne fene. Pas disa kohesh, nuk e ndjejne me aq te llahtareshem izolimin e tyre. Bindin veten se nuk kane c’bejne e se e kane merituar denimin, per fajin qe kane bere. Shume edhe pendehon , se koha per te reflektuar eshte e bollshme.
Na erdhi edhe ne koha qe ta provojme pershtatjen. Ne fillim me dukej e pamundur dhe nuk besoja se do mund te vazhdoja gjate keshtu e mbyllur, fare vetem( pasi nuk dua te me hyje askush ne shtepi). Ditet e para u mora me pune e ndjeva se koha iku shpejt. Tani kam bere nje regjim te ri. Mos qeshni! Dua t’ua tregoj.Zgjohem ne oren 6,30 . Ngrihem menjehere ne kembe. Pasi hap dritret e mbyll perdet qe te mos me shohe komshija, filloj vrapin nga njera dhone ne tjetren, duke levizur duar e kembe si ma merr mendja mua. E kombinoj vrapin me ushtime nga me te çuditshmet here ne kembe e here shtrire ne dysheme. haha. Kur e shikoj se u lodha e ndaloj fizkulturen.Mendoj se ilacin e pare kunder diabetit e mbarova me sukses. Me pas fillon higjenizinimi e shtepise dhe ai personal qe me ha edhe nje ore kohe.
Mengjesin e ha me ‘’salltanete te medha’’ Te vetmen rriske buke e thek me shume kujdes, e lyej me pak margarine, vezen e zier e vendos ne nje filxhan, e goten e qumështit ne nje gote te bukur qe nuk e kisha përdorur me pare. Eshte nga ato qe i ruanim , nuk di e per per ke, por i ruam i syte e ballit haha. Tani po e perdor vete, edhe pse nuk me shikon askush.
Me pas degjoj lajmet. Me pas hapet kompjuteri dhe takohem me ju.
Kur dielli ka dale ne pupa, ne ballkonin tim pi kafene, shume ngadale, duke e nuhatur aromen, dhe kujtuar castet kur kafene e pija me shoqet dhe shoket. (Ketu ndjej pak debulese.)
Me pas merrem me gatimin.( kjo nje here ne dy dite) pasi nje gjelle e përgatis per dy porcione.
Ato qe me kënaqin me shume jane telefonatat me njerëzit e mi e me shoqet. Kjo eshte pjese e bukur e dites, se ka shume humor e gallata. Pasi ha dreken plot shije( oreksi nuk me ka munguar kurre), ose shkruaj dicka per ju dhe e bej gati ta nxjerr pasdite ne oren e zakonshme, ose shikoj ndonje film.
Pasditja eshte e bukur, se merrem me komentet tuaja qe me kënaqin shpirtin.Nuk pertoj t’ju pergjigjem. Me vjen keq kur ju shkruaj shkurt, se ndodh, qe ndihem pak e lodhur ndonjehere ( edhe pse jam e re akull haha).
Me pas vjen darka. Lexoj postimet tuaja, ndonje telefonate, ndonje film a lajm…
Jam mërzitur se ne kete kohe, kur Macoli im( macoku), do te me kenaqte me dashurine e tij e do me shoqeronte qe te mos isha vetem, eshte zhdukur nga shtëpia per here te dyte. Kam frike se kete rradhe pergjithmone. Dshuria per mackat doli me e forte se dashuria dhe përkujdesjet e medha te miat. Mosmirenjohesi! Me tradhtoi!
Keshtu miqte mi. Mos u mërzitni ju qe jeni fare vetem.Qendroni te qete! Gezoni lirine, qe mund te beni c’te doni pa ju pare e gjykuar njeri,gezojuni atyre qe keni, shëndetit, ushqimit, internetit, miqesise virtuale,… dhe thoni Uroj qe te sherohen ata qe jane te semure!Uroj te kene te gjithe buke te hane!Uroj te kene shendet njerëzit tane te dashur, por edhe te tjeret!… Do ta shikoni se do ndiheni mire me veten edhe keshtu te mbyllur e te izoluar. Njeriu ka aftesine e te përshtaturit me cdo gjendje . Pak durim dhe do tia dalim mbane. Me pas do t’ia dime ‘’kimetin’’ lirise se vertete dhe nuk da ta leme te na shkoje dem hahata
Ju përqafoj vellazerisht!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.