“”””””””””””””””””””””””””””
FJALA
Sa shumë vret kamxhiku i fjalëve
Kur fuqishëm të rreh pa turp
Peshë e fjalëve sa vetë mali
Qetësinë shpirtit ja lëkund.
E shëmtuar gjuhë e urrejtjes
T’grryen zemrën ,t”vret ngadalë
Porsi ngjala, rrëshket fjala
Nuk ka forcë që mund ta ndalë.
Gjuhë e zezë helmin e mbledhur
Do të gjejë vend për t’a hedhur
E s’mendon aq gjerë e gjatë
Djeg si prush e pret si shpatë.
O njeri,rob Perëndie
Mëkatar i kësaj bote
Fol me gjuhën e një urtie
Të ketë peshë fjala jote.
Fjala është pasqyrë e shpirtit
Porsi lumi shpejt vërshon
Ka fuqinë e një magjie
O të vret,o të shëron!
08.11.2022
Alije Arsllani