Nata e fundit bashk’
T’huj ishim kanë tu ec pa fjalë se koha e ne të dyve ish’ largu
ish’ nis me natën që hijeshinë e syve të tu e binte sa herë përpëliteshin qepallat e tyre
turma ish ba për të tjerët se mes tyre trupi fliste gjuhën tande t’fshehtë
e ambëlsia e lëkures tande l’shonte aromën e më thirrke po atë natë.
n’fund t’litarit kishim shku cili po mbërrin ma përpara me e shu natën që na kish’ bashku
pa arsye, veç me zgjat’ kët’ natë të fundit t’bashkum mbi njani tjetrin
se nga nesēr t’huj kishim me kan’.
Alisa
“”””
Ngjyrë e andrrume
Kush na kish’ pa aq t’lumtun mbi njani tjetrin sa që edhe gurët i kish’ ba t’pëshpërisnin tokës t’u prekë e t’fliste për neve
Atë zhurmën ma të madhe e kish ba dashnija me inate.
T’u goditë mbi trupin e njani tjetrit me melodinë ma të bukur të shpirtit;
atë klithmën e andrrume tu e shiju edhe me pjesën ma të papërmendur t trupit
Por i kish pas ndryshu ngjyrat, frymën
e realiteti që m’shfaqej kaherë në andrra tash ish ba tretësirë mes dhimbjes e dëshirës
e sytë e mi veç t’çelun rrishin…
Alisa
“””””””””””””””””
Alisa Bekteshi promovon librin e parë “Pëshpëritja botës ëndrrat”
Ja postimi i saj i plot në facebook:
Miq të nderuar, sot hapa një kapitull të ri të suksesit tim.
Nuk mund ta përshkruaj emocionin të cilin e kam kur pashë njerëzit që kisha afër vetes në këtë ditë kaq të rëndësishme për mua. Përkrahja juaj e vazhdueshme më ka bërë që sot të dal para jush duke e bërë hapin e parë si autore e re e letërsisë shqipe.
“Pëshpëritja botës ëndrrat” është vetëm fillimi i asaj që unë do të vazhdoj ta bëj, sepse dashuria për poezinë dhe librin asnjëherë nuk më është shterrur, ajo veç po shtohet.
Andaj, falënderoj secilin prej jush që më nderuat në këtë ditë kaq të rëndësishme për mua!
28.10.2022