“”””””””””””””””””””
Magji e ëmbëla magji
Në një skaj të botës je fshehur,
Me gjysmën e zemrës time rrëmbyer,
Gjysmës së mbetur nën zë i the fli,
Magjepsur prej teje o veç e gënjyer…
Ti bredh skajeve, fluturon si i marrë,
Një gjysëm zemre as ma merr, as ma jep,
Me zërin tënd që rrjedh si një ujëvarë,
Nga retë e bardha deri në tunduesin djep,
E djepi më përkund ndjenjat e fjetura,
Me ninulla të zjarrta dashurije,
Si tinguj magjishë të gjetura,
Ku dimër verë më bënin hije,
Dhe unë e përgjumur ëndërroj,
Një magjistar që bën magji,
Një herë skajit me të fluturoj,
Një herë fort më mbështjell në gji.
Magji e ëmbëla magji.
“””””””””””””””””””””””
Sytë e mi gënjëj
Nga ballkoni i vjetër, vjen një parfum i ri,
Ca flokë të gjatë që era çon përtej,
Në profil për një çast ajo më ngjau si ti,
Me pamjen e saj unë sytë e mi gënjej.
Kam kohë që të shoh veç kur mbyll sytë,
Herë ëndërr e bukur e herë makth me lot,
Veten vras në qortime çdo ditë,
Flutura ime që në krahë s’të mbajta dot.
Se di në cilin ballkon ti sot ke dalë,
Flokët në erë kush ti mbledh me kujdes,
Parfumin që lije shtratit mbi të gdhirë,
Sot ku e ke lënë, në cilën adresë?
Në zemrën time të ruaj mbyllur me dryn,
Sot më mbetet qafës një tjetër parfum,
Por kur era e Dhjetorit mbi fytyrë më fryn,
Në sytë e mi të shpalos si një album.