NJE KENGE E PA BOTUAR PER HEROIN E POPULLIT LLAMBRO ANDONI

Disa kohe me pare, Pavlina Andoni me dergoi nje vjershe per babain e saj. Vjersha ishte shkruar nga Vasil Zhebo . Mbetur ne sirtaret e bibliotekes, si shume te tjera ndoshta, nuk e kishte pare driten e botimit. Per Heroin e Popullit Llambro Andonin eshte shkruar jo pak dhe besoj se do shkruajne dhe ne te ardhmen. Kete vjershe e ka shkruar nje ish partizan i te njejtit batalion ku komandonte ai. Sigurisht ka nje vlere dokumentare por dhe nga ana letrare. Sa me shume distancohemi ne kohe, aqe me shume lartesohen keta heronj me aktet trimerore qe kane bere ne lufte me nazistet dhe tradhetaret e vendit per clirimin e atdheut. Llambro Andoni lindi me 20 shtator te 1920. Shkollen fillore shqipe e beri po ne fshatin e tij. Vitet e mevonshme provoi vuajtjen dhe varferin si te gjithe b/fshataret e tjere, po dhe luftrat qe erdhen me pas te cilat e dogjen dhe shkaterruan. Ne shpirtin e ketij djaloshi ziente revolta ndaj okupatoreve dhe tradhetareve. Jeta qe bente malit me ato pak bageti e kishin mesuar si ta perballonte jeten, e kaliten ne ato kohe te veshtira dhe e bene me te forte, me trim e me te guximshem. Llambrua ishte deshmitar i luftes Italo-Greke qe frontin e kishin shume afer, ne Skutara . Ai ndjeu se cishte lufta dhe tmerret e saj. Ai pa me syte e tij si e plackiten, dogjen dhe shkatteruan fshatin ,kalvarin e gjate te mundimeve kur i nisen refugjate ne vendin e tyre disa me keq akoma ne Itali e gjetke. Ai ne keto kushte u bashkua me te rinj te tjere qe protestonin para komunes se donin arme te luftonin kunder pushtuesve. U lidh me Zaho Koken e te tjere.Keta djem i bashkonte urrejtja dhe revolta. Ata kerkonin arme si nje detyre imediate per te luftuar. Takimin me Hysni Kapon , do ta quante si nje gezim te madh, nje shkolle qe i shtuan forcat dhe besimin. Besniku, qendroi dhe ne Kare te stani i tyre dhe u takua me babain e tij, Ndre Andoni e folen per luften dhe meshtetjen qe duhej te jepnin. E percollen deri ne kufi me Vranishtin. Llambrua pas kesaj takohej me te derguar te qarkorit Teli Ndini, Todo Manco, Shyqyri Alimerko etj. Keto ndihmuan ne formimin e tij. Ceta qe ishte inkuadruar ne batalionin “Halim Xhelo” zhvilloi luftime ne Gjorm e Lepenice ku u ndesh me forcat tradhetare qe lane te vrare e te plagosur e nje sasi municioni. Ai u dallua ne keto luftime per aftesite e tij. Me formimin e Brigades 5 me 20 janar 1944 u caktua zv.kom.kompanie ne kompanine e trete, batalioni II. Ky bataljon u dallua ne luftimet qe beri sidomos gjate rruges Vlore-Gjirokaster ku ai u shqua per manovrimet me zgjuarsi dhe si luftetar i vijes pare qe udhehiqte me shembullin e tij. Gjithashtu ne Qafen e Salarise,rrafshin e Kendrevices, ne Dhemblan e gjetke. Aktiviteti luftarak i Llambros ishte shumë i gjerë, kërkonte armë, mbronte shokët, organizonte kundërsulme, mendonte për hallet dhe vështirësitë që kishin partizanët…
Natën e 15 shtatorit, batalioni i katërt sapo kishte çarë Drinin e Bardhë. Korrieri njoftoi se batalioni duhej të arrinte gjer në Malësinë e Tropojës, se një autokolonë gjermane do të shkonte në rrugën Kukës-Prizren. Rrugën nazistët e siguronin me 1500 forca , bashkë me mercenarët e Gani Kryeziut e Muharrem Bajraktarit. Llambrua thirri kompaninë e parë dhe të katërt dhe çanë natën valët e Drinit. Kolona gjermane u fut në pritë. Lufta qe e ashpër. Llambrua kalonte nga një pozicion në tjetrin, duke udhëhequr betejën dha urdhër për një sulm mbi të gjitha makinat: “Përpara shokë!” – dhe me automatik çau përpara për të marrë hakun e shokëve që mbetën në Macukull. Autokolona me 40 makina u sulmua me urdhër të Llambros. Majori gjerman lajmëroi për sulmin partizan, kërkoi ndihmë dhe mobilizoi forcat. Në ndihmë të autokolonës që ishte përgjakur keq, erdhën forca nga Kukësi e Prizreni. Krahas rrethimit gjerman, i rrezikshëm ishte mitralozi që vrau partizanin Veledin. Të vetmen granatë që kish Llambrua e ruante për këtë çast të vështirë. Duke u zvarritur pas një makine afër, mitralozit, i hodhi granatën dhe e asgjësoi. Në këtë moment të tjera breshëri iu drejtuan trupit të tij dhe Llambrua ra heroikisht afer ures se Bushtrices, ne Kukes më 16 shtator 1944. I gjithë batalioni i 4 u pikellua shumë dhe një shok i tij e percolli me keto vargje: “më fal që lotët më vanë / e kush ish si ai luan? / ishte trim që na bëri trima / ishte besnik që të kushtonte jetën / djalë i bregut, ustaj i difekut”. Fatkeqesisht kufoma e tij nuk u gjet megjithe kerkimet qe bene, ka mbetur ne kenge…
Llalmbro Andoni është dekoruar me titullin më të lartë Hero i Popullit me kete motivacion: ” Komunist dhe partizan i vjetër me partishmirë të lartë që u dallua për trimëri dhe aftësi komandimi në të gjitha luftimet veçanërisht në veprimet luftarake të brigadës së 5 sulmuse në zonat e veriut ku megjithëse i plagosur udhëhoqi me sukses luftën partizane deri sa dha heroikisht jetën për çlirimin e atdheut dhe të popullit nga okupatorët nazifashist dhe tradhëtarët e vendit” . Dhe kjo eshte kenga qe i eshte kushtuar atij qe me nxiti per te shkruar dicka :
TY HERO KUSHTUAR HEROIT TE POPULLIT LLAMBRO ANDONI
Yll I rralle ne brigate Komandantin trim Mbete shoku im Buze lumit Drin Mbrujtur ne zjarr e ne flake Ti djali bari Lule ne rini Komunist ne shpirt Kukes buze Drinit bardhe Mbi kollone kosit zjarr Kufoma fritezish gjermane Kthehen shkrumb e hi Gjithe lemeri Partizaneve dhe komande Terhiqi tu marrim krahen Vec veten e le te mbrapme Mbeshtetje shoket me zjarr Zjarr per siguri Bataljoni pat fitore Po ti perpara si dole Kerkuan cdo gure e shkurre Cdo Kasolle Por me kot Edhe sot enigma mbete Ku o shok trupin e trete? Ai vend ku ti sot prehe Sgjendet dot Meme Lina theu zakonin Sqau per ty Llambro Andoni Me merak ajo la jeten Qe nishanin tend sta gjeten Stretet dhe ne varr Vajza qe le cilimi Eshte nene me femije Ajo te gjalle ste njohu Po bustin plot afsh ngrohu Ty hero
Poezia eshte e thjeshte dhe ka nje karakter popullor qe me se shumti i shkon kenges polifonike qe kane qene ne mode ne ato kohera dhe kendohej ne festimet e pervjetoreve te Brigadave etj. Vasil Zhebo si nje b/luftetar me nje densitet mendimi, ne tete strofa ka meshiruar ne portretin e ketij heroi, karakterin burreror, komandantin organizator, trimin e paepur, njeriun e aksionit, shembullin e komandantit, luftimet e pergjakshm qe u zhvilluan dhe renien e tij, merakun e nenes qe iku nga kjo bote pa gjetur kufomen e djalit dhe ne fund , vazhdimesin e jetes , me te bijen. Me pak fjale e ka portretizuar figuren dhe aktivitetin e tij . Poezia e ndertuar keshtu ka nje bosht llogjik me fjale te thjeshta por te goditura qe te prekin dhe te emocionojne. Jane fjale te nje b/fshatari, te nje shoku te llogoreve ,fjale te shpirtit ,te dhimbjes per humbjen e nje shoku me aftesi te rralla. Jane kujtime, nostalgji per shokun e rene qe sarriti te gezoje frytet e fitores. Ne keto luftime te pergjakshme aspak te barabarta figura e ketij komandanti merr permasa te tjera ,me te medha dhe armiqte nga humbjet e shumta qe pesuan edhe trupin e tij e bene shoshe me bresherit e automatikeve dhe e zhduken pa lene gjurme se dhe ashtu te vdekur i tmerronte hija e tij. Llambro Andoni ska varr po nje lapidar dhe kenge te shumta si dhe kjo qe po flasim Akte te tilla te heroizmit dhe qendreses e luftrave pergjakshme perballe furise se pushtuesve nuk jane te panjohura ne kujtesen kolektive. Mu kujtua romani “Gjenerali ushtrise vdekur ” i Kadarese ku ka nje personazh qe quhet Nik Martini,nje personazh episodik-simbol qe del i vetem te luftoje kunder pushtuesve dhe kur i mbarohen fisheket , malesori trim ngrihet ne kembe e leshon nje vikame te forte deshperuese per fatin e atdheut deri sa korret nga bresherit e plumbave dhe grihet nga kamat. Ai nuk ka varr por ka mbetur… ne kenge. Ne historine e ketij vendi ka plot episode te tilla. Paralelizmi qe bera ka nje fare anallogjie por kjo ka nje karakter disi te vecante. Kjo ishte nje lufte e organizuar me formacione te rregullta por me mangesi te medha por me nje shpirt luftarak e patriotik te madh. Ajo qe i bashkon keta eshte vetem revolta,urrejtja, lufta per vatan dhe vdekja qe skane varr dhe kane mbetur ne kenge te shumta. Llambro Andonin populli e ka qare me ligje sic ishin zakonet, po nena, Line Andaqia iku nga kjo bote me zemer te thyer qe se pa per here te fundit trupin e tij pajete. Te vjen keq qe kjo poezi nuk ka date dhe mua me duhet te hamendesoj sipas ketyre te dhenave qe kemi. Mendoj se duhet te jete e fillim viteve 1970. Ndoshta…Vasili e ka shkruar nga nje frymezim i castit dhe ka harruar ti vere daten. Sidoqofte kjo ka vleren e vet dokumentare historike per heroin Llambro Andoni. Eshte me vend te evidentoj dhe nje kenge te 11 Nendorit 1984 ,kenduar nga nga grupi popullore i koop.se fshatit Bardhoc shoqëruar me çifteli me rastin e përurimit të lapidarit të ngritur pranë vendit ku ra heroi : Ç’po ushtron kjo gryk e Drinit/ ç’po lufton kjo zemra e trimit/ në mes shokëve partizane/ Llambro Andoni luft po ban/ trim i ardh nga Vetëtima/ nga Himara me shume trima/ u perlesh ky legjendar/ me gjerman e me tradhtar/ i gjith Kuksi dhe bardhoci/ të kujtojn Llambro Andoni/ emri yt ndrit fshatin tonë/ në zemrat tona rron gjithmonë Përballë shkollës lapidari/ po na flet me shkronja ari/ gjakun se kursen shqiptari/ kur e therret i shtrenjtë vatan . Populli i kujton dhe u kendon heronjve. Dhe Llambro Andoni se kurseu gjakun kur e thirri i shtrejnti vatan. Sigurisht ne keto kohe te trazuara qe po jetojme kur valanga e te mundurve eshte ngritur per te injoruar, baltosur e perdhosur monumente e lapidare, figurat dhe luften ne teresi, kjo kenge merr nje rendesi te vecante. Aleanca antifashiste qe u rrjeshtua dhe Shqiperia ishte boterore. Lufta ishte epokale.Fitimtaret nuk gjykohen.Balta qe hedhin per te baltosur figura apo dhe luften ne teresi, baltosin me keq veten e tyre .Llambro Andoni ze nje vend te nderuar e te respektuar ne altarin e lirise bashke me shume shoqe e shoke nga fshati i tij Vunoi por dhe me gjere. Kujtimi i te reneve per atdheun na impenjon me shume per te kremtuar sakrificat qe bene per te mbrojtur paqen dhe unitetin e popullit. Ky shkrim eshte jo vetem si nje homazh per heroin e popullit Llambro Andoni por dhe per te gjithe deshmoret e rene per atdheun. Nderim dhe respekt. Prehuni ne paqe…. Deshmoret jane gjalle,rrojne ne zemrat tona. Te pa harruar qofshin dhe perjete u kujtofshin..
31 Tetor 2021.