Kushtuar për të gjithë NËNAT!
Sa e ëmbël, fjala NËNË
Dhe sa ëmbël, tingëllon
në gëzim e në mërzitje,
gjithmonë themi
Ohhhh….. moj NËNË
Kopshtari, i jetës tonë
Gjithësia e gjithësisë
Urtësia e urtësisë
Madhështia e madhësisë
Je vetë, Jeta
Je, Fisnikëria
Je, Besa
Je, Fjala e dhënë
Je, Perëndia O NËNË
Sa herë NËNË, që të kujtojmë
ndjejmë dorën tënde,
të na përkedhel, mbi kokë
ndjejmë, tëndin përqafim
Dhe kur bëjmë, gabim
Fjalët e tua pikojnë,mjaltë
Buzëqeshja jote
mehlem, për plagë
NËNË, fjala më e lart e botës
NËNË, madhështia e së vërtetës
NËNË, burimi i forcës
NËNë, udhëtimi drejt jetës
NËNË, pavdekësia
NËNË, ti je vetë Perëndija !!
Amijete Çollaku!